“Çdo profet që Allahu e ka dërguar në popujt para meje ka pasur nga populli i tij ndihmës dhe shokë, të cilët kanë punuar me traditën e tij dhe u përmbaheshin urdhrave të tij
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Çdo profet që Allahu e ka dërguar në popujt para meje ka pasur nga populli i tij ndihmës dhe shokë, të cilët kanë punuar me traditën e tij dhe u përmbaheshin urdhrave të tij. Pas tyre vijnë breza që flasin çfarë nuk punojnë dhe punojnë çfarë nuk janë urdhëruar. Kush i lufton (ndalon nga kjo praktikë) këta me dorë, është besimtar, kush i lufton me gjuhë, është besimtar, dhe kush i lufton me zemër, është besimtar, e pas kësaj nuk ka iman as sa kokrra e sinapit.”
Explanation
Benefits
Mosrefuzimi i së keqes është tregues për imanin e dobët ose mosekzistimin e tij.
Allahu i Lartësuar ua ka lehtësuar profetëve, duke u dhënë pasues që mbartin dhe përçojnë mesazhin e tyre pas tyre.
Kush dëshiron shpëtimin, le ta ndjekë rrugën e profetëve, sepse çdo rrugë tjetër çon në shkatërrim dhe humbje.
Sa më shumë që kalon koha nga periudha e Profetit ﷺ dhe shokëve të tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), njerëzit fillojnë të braktisin sunetet (traditën profetike), të ndjekin tekat dhe të shpikin risitë (bidatet).
Sqarimi i shkallëve të xhihadit: ai kryhet me dorë nga ata që kanë mundësi të bëjnë ndryshimin, bie fjala, udhëheqësit, pushtetarët dhe princat; kryhet me fjalë, duke shpjeguar të vërtetën dhe duke ftuar drejt saj; dhe kryhet me zemër, duke e urryer të keqen dhe duke mos e dashur, e as pranuar atë.
Urdhërimi i së mirës dhe ndalimi i së keqes është obligim.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

