“Të gjitha zemrat e njerëzve janë mes dy Gishtave të Mëshiruesit, sikur të ishin një zemër e vetme: e kthen atë nga të dojë.”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Të gjitha zemrat e njerëzve janë mes dy Gishtave të Mëshiruesit, sikur të ishin një zemër e vetme: e kthen atë nga të dojë.” Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ u lut: “O Allah, Ti që i kthen zemrat, na i kthe zemrat tona nga adhurimi Yt!”
Explanation
Benefits
Muslimani duhet ta lusë Zotin e tij në vazhdimësi ta përforcojë në të vërtetën dhe udhëzimin.
Allahut duhet t'i frikësohemi dhe të lidhemi vetëm me Të, i cili nuk ka ortak.
Imam Axhurriu (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: "Ithtarët e së vërtetës e përshkruajnë Allahun e Lartmadhërar me atë që Ai e ka përshkruar Veten e Tij, dhe me atë që i Dërguari i Tij ﷺ e ka përshkruar Atë, si dhe me atë që e kanë përshkruar Atë shokët (sahabët) e tij ﷺ. Ky është drejtimi (medhhebi) i dijetarëve, që i janë përmbajtur (së vërtetës) dhe nuk kanë shpikur bidate (risi në fe). Pra, Ehli Suneti ia pohojnë Allahut ata emra dhe cilësi që Ai vetë ia ka vërtetuar Vetes, pa bërë tahrif (shtrembërim), tatil (mohim/refuzim), tekjif (pyetje "si është?"/formësim), apo temthil (shëmbëllim). Gjithashtu, ata ia mohojnë Allahut atë që Ai Vetë e ka mohuar për Veten e Tij, dhe heshtin për atë që nuk është pohuar as mohuar. Allahu i Lartësuar thotë: "Asgjë nuk i shëmbëllen Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi." (Esh Shura, 11)."
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

