“Allahumme leke eslemtu, ve bike amentu, ve alejke tevekkeltu, ve ilejke enebtu, ve bike hasamtu, Allahumme inni eudhu bi izzetike, la ilahe il-la Ente en tuddileni, Entel hajju el-ledhi la jemut, vel xhinu vel insu jemutune", - O Allah, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam besuar, në Ty jam mbështetur, te Ti pendohem dhe për Ty armiqësohem! O Allah, kërkoj mbrojtje përmes krenarisë Sate, - nuk ka të adhuruar të denjë përveç Teje, - të më ruash nga devijimi! Ti je i Gjalli që nuk vdes, ndërsa xhinët dhe njerëzit vdesin!”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ lutej kështu: “Allahumme leke eslemtu, ve bike amentu, ve alejke tevekkeltu, ve ilejke enebtu, ve bike hasamtu, Allahumme inni eudhu bi izzetike, la ilahe il-la Ente en tuddileni, Entel hajju el-ledhi la jemut, vel xhinu vel insu jemutune", - O Allah, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam besuar, në Ty jam mbështetur, te Ti pendohem dhe për Ty armiqësohem! O Allah, kërkoj mbrojtje përmes krenarisë Sate, - nuk ka të adhuruar të denjë përveç Teje, - të më ruash nga devijimi! Ti je i Gjalli që nuk vdes, ndërsa xhinët dhe njerëzit vdesin!”
Explanation
Benefits
Është obligim të mbështetemi vetëm te Allahu i Lartësuar dhe prej Tij të kërkojmë mbrojtje, sepse Ai i zotëron cilësitë e përsosmërisë. Vetëm Ai meriton të mbështetemi tek Ai, ndërsa të gjitha krijesat janë të pafuqishme dhe në fund i nënshtrohen vdekjes, prandaj nuk janë të denja për t’u mbështetur.
Duhet ndjekur shembulli i Profetit ﷺ në lutje me këto fjalë gjithëpërfshirëse dhe përmbledhëse, të cilat shprehin besimin e vërtetë dhe bindjen e plotë.
Sindiu ka thënë: "Fjala e Profetit ﷺ, 'Ti je i Gjalli' do të thotë: 'Duhet të kërkojmë strehim te Ti dhe te askush tjetër.'''
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

