Atë që thotë: 'Bismil-lahi el-ledhi la jedurru measmihi shejun filardi ua la fis-semai ue huves-semiul alim, - Me emrin e Allahut, me të cilin asgjë nuk mund të dëmtojë në tokë dhe në qiell, dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri", tri herë, nuk do ta godasë ndonjë fatkeqësi e papritur deri në mëngjes
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Eban ibën Othmani transmeton se e ka dëgjuar Othman ibën Afanin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "Atë që thotë: 'Bismil-lahi el-ledhi la jedurru measmihi shejun filardi ua la fis-semai ue huves-semiul alim, - Me emrin e Allahut, me të cilin asgjë nuk mund të dëmtojë në tokë dhe në qiell, dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri", tri herë, nuk do ta godasë ndonjë fatkeqësi e papritur deri në mëngjes. Gjithashtu atë që e thotë këtë në mëngjes tri herë, nuk do ta godasë ndonjë fatkeqësi e papritur deri në mbrëmje." Eban ibën Othmanin e godit paraliza, kësisoj njeriu që e kishte dëgjuar këtë hadith prej tij e shikoi (me habi). Atëherë Ebani i tha: "Pse më shikon ashtu? Pasha Allahun, nuk kam gënjyer për Othmanin dhe as Othmani nuk ka gënjyer për Profetin ﷺ, por ditën kur më goditi kjo që më goditi, isha i zemëruar dhe e harrova ta thosha këtë lutje."
Explanation
Atë që e thotë këtë lutje në mbrëmje, nuk do ta godasë fatkeqësia papritur deri në mëngjes, sikurse atë që e thotë atë në mëngjes, nuk do ta godasë fatkeqësia papritur deri në mbrëmje.
Transmetuesi i hadithit, Eban ibn Othmani u godit nga paraliza (në njërën anë të trupit). Njeriu që e kishte dëgjuar hadithin prej tij e shikonte me habi! Atëherë Ebani i tha: "Pse më shikon kështu?! Pasha Allahun, unë nuk kam gënjyer për Othmanin dhe as Othmani nuk ka gënjyer për Profetin ﷺ. Por atë ditë kur më goditi kjo sëmundje, Allahu nuk kishte caktuar që ta thosha këtë lutje. Më kishte kapluar zemërimi dhe e harrova t’i shqiptoja këto fjalë të përmendura (në këtë lutje)."
Benefits
Bindja e fortë e gjeneratave të para të Islamit ndaj Allahut dhe besimi i tyre i plotë në atë që ka njoftuar i Dërguari i Allahut ﷺ.
Një nga përfitimet e kufizimit të dhikrit në mëngjes dhe mbrëmje është këputja e shkujdesjes për muslimanin dhe kujdesi i tij i vazhdueshëm se ai është rob i Allahut të Lartësuar.
Në përpjestim me besimin e atij që e përmend Allahun, përulësinë, praninë e zemrës, sinqeritetin dhe bindjen, do të realizohet ndikimi i dhikrit.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

