“Pasi jam ndarë prej teje, i kam thënë tri herë katër fjalë, të cilat, sikur të peshoheshin me ato që ke thënë ti sot, do të vinin më të rënda
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Xhuvejria, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ doli prej shtëpisë së saj herët në mëngjes, pasi e kishte falur sabahun, ndërsa ajo po rrinte aty ku ishte falur. Dikur, gjatë paradites, ai u kthye dhe e gjeti atë ulur, andaj i tha: “Ende qenke ashtu si të lashë?” Ajo iu përgjigj: “Po.” Atëherë Profeti ﷺ i tha: “Pasi jam ndarë prej teje, i kam thënë tri herë katër fjalë, të cilat, sikur të peshoheshin me ato që ke thënë ti sot, do të vinin më të rënda (ato janë): “Subhanallahi ve bihamdihi, adede halkihi, ve rida nefsihi, ve zinete arshihi ve midade kelimatihi (I lartësuar dhe i lëvduar qoftë Allahu, aq sa është numri i krijesave të Tij, aq sa Ai është i kënaqur, aq sa peshon Arshi i Tij dhe aq sa janë të shumta e të pafundme Fjalët e Tij).”
Explanation
Benefits
Format e dhikrit (përmendjes së Allahut) ndryshojnë në vlerë, pasi disa forma janë më të mira se të tjerat.
Neveviu teksa e komenton fjalën e Profetit ﷺ: "I lartësuar dhe i lëvduar qoftë Allahu, aq sa është numri i krijesave të Tij", thotë: "Qëllimi këtu është të theksohet bollëku. Së pari përmendet ajo që mund të përfshihet nga një numër i madh: numri i krijesave, pastaj pesha e Arshit. Më pas ngrihet në diçka edhe më të madhe, e shprehur me këtë shprehje, që do të thotë diçka që nuk mund të numërohet, ashtu siç nuk mund të numërohen fjalët e Tij."
Ibn Kajimi ka thënë: "Ajo që lind në zemrën e atij që e përmend Allahun duke thënë: “I lartësuar dhe i lëvduar qoftë Allahu, aq sa është numri i krijesave të Tij,...” - prej njohjes, madhërimit dhe lartësimit të Allahut në këtë përmasë të caktuar - është më e madhe se ajo që lind në zemrën e atij që thotë vetëm: “Subhanallah”."
Udhëzim drejt shprehjeve përmbledhëse që përmbajnë pak fjalë, por ngërthejnë në vete mirësi dhe shpërblime të mëdha.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

