A doni t'ju mësoj diçka më të mirë se ajo që më keni kërkuar? Kur të shtriheni për të fjetur, bëni tesbih (thoni: Subhanallah) tridhjetë e tri herë, falënderoni (thoni: Elhamdulilah) tridhjetë e tri herë dhe bëni tekbir (thoni: Allahu ekber) tridhjetë e katër herë. Kjo është më mirë për ju sesa një shërbëtor.”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se Fatimja u ankua për dhimbjen e dorës nga mulliri dhe mori vesh se Profetit ﷺ i kishin sjellë një rob. Kështu, ajo shkoi t'i kërkonte një shërbëtor, por, pasi nuk e gjeti aty, ia përmendi Aishes. Kur Profeti ﷺ u kthye, Aishja ia përmendi. Pastaj Profeti ﷺ erdhi te ne, ndërkohë që ishim shtrirë për të fjetur. Ne deshëm të çohemi, po ai na tha: “Qëndroni aty ku jeni.” Ai u afrua dhe u ul mes meje e saj, saqë ndjeva të ftohtët e këmbëve të tij në barkun tim dhe na tha: “A doni t'ju mësoj diçka më të mirë se ajo që më keni kërkuar? Kur të shtriheni për të fjetur, bëni tesbih (thoni: Subhanallah) tridhjetë e tri herë, falënderoni (thoni: Elhamdulilah) tridhjetë e tri herë dhe bëni tekbir (thoni: Allahu ekber) tridhjetë e katër herë. Kjo është më mirë për ju sesa një shërbëtor.”
Explanation
Benefits
Ky dhikër thuhet vetëm gjatë gjumit të natës. Shprehja tekstuale që shënohet te Muslimi, nga transmetimi i Muadhit, nga Shube, qëndron: "Kur të shtriheni për të fjetur gjatë natës."
Nëse muslimani e harron këtë dhikër në fillim të natës dhe pastaj e kujton në fund të natës, nuk ka gjë ta thotë, sepse Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), njëherazi transmetues i hadithit, tregon se e harroi harroi këtë dhikër në natën e Sifinit, në fillim të natës, ku pastaj u kujtua dhe e tha para sabahut.
Muhelebi ka thënë: "Prej dobive të këtij hadithi përfitojmë se njeriu e detyron familjen e tij të bëjë atë që e detyron veten, duke i dhënë kështu përparësi botës tjetër kundrejt kësaj bote, nëse ata kanë mundësi ta bëjnë këtë."
Ibn Haxher el Askalani ka thënë: "Ai që e bën këtë dhikër në vazhdimësi, nuk do të dëmtohet nga punët e shumta e as do t'i bëhet e vështirë, edhe nëse lodhet."
Ajniu ka thënë: "Aspekti i shprehjes "më i mirë", i përmendur në hadith, ose ka të bëjë me dhikrin, që ndërlidhet me botën tjetër, dhe shërbëtorin, që ndërlidhet me këtë botë, e dihet se bota tjetër është më e mirë dhe e përhershme, ose ka të bëjë me faktin e asaj që ajo kërkoi: përmes këtij dhikri të arrijë fuqi, ku ka mundësi të shërbejë e të bëjë punë më shumë sesa ka mundësi të bëjë punë shërbëtori."
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

