“Vendose dorën mbi vendin në të cilin ndien dhembje në trupin tënd, thuaj tri herë: "Bismilah", pastaj shtatë herë radhazi: "Eudhu bilahi ve kudratihi min sherri ma exhidu ve uhadhiru (Kërkoj mbrojtjen dhe fuqinë e Allahut ndaj së keqes që ndiej dhe i druhem)!”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Othman ibën Ebi As Thekafiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se pasi i tregoi të Dërguarit të Allahut ﷺ për një dhembje që ndiente në trupin e tij, qëkur kishte pranuar Islamin, i Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Vendose dorën mbi vendin në të cilin ndien dhembje në trupin tënd, thuaj tri herë: "Bismilah", pastaj shtatë herë radhazi: "Eudhu bilahi ve kudratihi min sherri ma exhidu ve uhadhiru (Kërkoj mbrojtjen dhe fuqinë e Allahut ndaj së keqes që ndiej dhe i druhem)!”
Explanation
"Kërkoj mbrojtjen dhe fuqinë e Allahut ndaj së keqes që ndiej dhe i druhem." Respektivisht kërkoj strehim tek Allahu dhe fuqia e Tij nga e keqja që ndiej tani prej dhimbjes, në këtë moment të tashëm, dhe ruhem e kam frikë nga ndonjë e keqe që mund të ndodhë në të ardhmen, qoftë prej pikëllimit apo frikës, ose që kjo sëmundje të vazhdojë e të përhapet dhimbja e saj në trup.
Benefits
Ankesa, pa treguar shenja pakënaqësie dhe pa kundërshtim (ndaj caktimit hyjnor), nuk bie ndesh me mbështetjen tek Allahu dhe durimin.
Lutja është një nga mënyrat e marrjes së shkaqeve, prandaj duhet t’i përmbahemi fjalëve dhe numrit të saj.
Kjo lutje është për çdo dhimbje trupore.
Vendosja e dorës mbi vendin e dhimbjes gjatë rukjes me këtë lutje.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

