“Edhhibil be's Rabben-nas, veshfi, Entesh-Shafi, la shifae il-la shifauke, shifaen la jugadiru sekamen (O Zoti i njerëzve! Largoje dhimbjen! Shëro, sepse Ti je Shëruesi, nuk ka shërim përpos shërimit Tënd, shërim i cili nuk lë sëmundje)!”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ u bënte rukje disa të sëmurëve, duke ua vënë dorën e djathtë sipër dhe duke lexuar: “Edhhibil be's Rabben-nas, veshfi, Entesh-Shafi, la shifae il-la shifauke, shifaen la jugadiru sekamen (O Zoti i njerëzve! Largoje dhimbjen! Shëro, sepse Ti je Shëruesi, nuk ka shërim përpos shërimit Tënd, shërim i cili nuk lë sëmundje)!”
Explanation
Benefits
Vizita e të sëmurit është një nga të drejtat mes muslimanëve, dhe ajo është edhe më e theksuar kur bëhet fjalë për të afërmit.
Nxitja e atyre që vizitojnë të sëmurin, që të bëjnë lutje për të me këtë lutje të bekuar profetike.
Profeti ﷺ e praktikonte shërimin me rukje sheriatike, me Kuran dhe lutje të mira. Kur sëmurej, ai i bënte rukje vetes, po ashtu familjes së tij dhe të tjerëve që ankoheshin.
Ibn Haxheri ka thënë: "Ka paqartësi në lutjen për shërimin e të sëmurit, edhe pse sëmundja është shlyerje për mëkatet dhe shkak shpërblimi, siç e vërtetojnë hadithet e shumta një gjë të tillë. Përgjigjja është: "Vetë lutja është adhurim dhe nuk bie ndesh me shpërblimin dhe shlyerjen e mëkateve, sepse këto fitohen në fillim të sëmundjes dhe përmes durimit ndaj saj. Ai që lutet është në një gjendje mes dy të mirave: ose e arrin qëllimin e tij, ose shpërblehet me ndonjë të mirë apo mbrojtje nga një e keqe. E gjithë kjo është nga mirësia e Allahut të Lartësuar."
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

