“Kushdo që ka dy gra dhe anon më shumë nga njëra prej tyre, në Ditën e Gjykimit vjen me gjysmën e trupit të anuar (shtrembër).”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Kushdo që ka dy gra dhe anon më shumë nga njëra prej tyre, në Ditën e Gjykimit vjen me gjysmën e trupit të anuar (shtrembër).”
Explanation
Benefits
Barazia është e detyrueshme kur bëhet fjalë për ndarjen e kohës dhe gjërat e tjera që njeriu i ka në dorë. Mirëpo dashuria dhe prirja emocionale, të cilat janë jashtë kontrollit të njeriut, nuk përfshihen në këtë hadith. Kjo është ajo që nënkuptohet në fjalën e Allahut: "Ju nuk do të mund të silleni drejt midis grave tuaja, edhe sikur të dëshironi." (En Nisa, 129)
Dënimi është sipas llojit të veprës; prandaj, kur një burrë anon në këtë botë nga njëra grua më shumë se nga tjetra, ai do të vijë në Ditën e Gjykimit me njërën anë të trupit të tij të varur.
Rëndësia e respektimit të të drejtave të të tjerëve qëndron në faktin se ato nuk anashkalohen dhe as nuk falen lehtësisht, sepse janë të ndërtuara mbi kërkimin e hollësishëm të së drejtës.
Preferohet që njeriu ta ketë vetëm një grua, nëse frikësohet se nuk do të mund të sillet drejtësisht me gratë e tij, në mënyrë që të mos bëhet neglizhent në fe. Allahu i Lartësuar thotë: “... e, nëse frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj të gjithave njësoj, atëherë mjaftohuni me një grua...” (En Nisa, 3)
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

