ka thënë: ''O i Dërguar i Allahut, cila është e drejta e gruas ndaj burrit të saj?'' Ai tha: “Ta ushqesh kur ushqehesh vetë, ta veshësh kur vesh veten ose kur fiton të ardhura, mos ta godasësh në fytyrë, mos e fyej dhe mos e lër (në shpërfillje), përveçse brenda në shtëpi.”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Muavi Kushejriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka transmetuar se ka thënë: ''O i Dërguar i Allahut, cila është e drejta e gruas ndaj burrit të saj?'' Ai tha: “Ta ushqesh kur ushqehesh vetë, ta veshësh kur vesh veten ose kur fiton të ardhura, mos ta godasësh në fytyrë, mos e fyej dhe mos e lër (në shpërfillje), përveçse brenda në shtëpi.”
Explanation
E para: Mos e veço veten me ushqim ndaj saj; përkundrazi, ushqeje atë kur ushqehesh vetë.
E dyta: Mos e veço veten me veshje; përkundrazi, vishu dhe vishe edhe atë kur ke mundësi dhe kur fiton pasuri.
E treta: Gruaja nuk duhet të rrihet, përveçse në rast nevoje dhe me arsye të vlefshme. Nëse ka nevojë për disiplinim, si për neglizhencë në obligimet e saj, goditja duhet të jetë e lehtë dhe jo e dëmshme. Për më tepër, nuk lejohet të goditet në fytyrë, sepse ajo është pjesa më e nderuar dhe më e dukshme e trupit, që përmban tiparet më të ndjeshme dhe fisnike.
E katërta: Mos e fyej dhe mos i thuaj: “Allahu ta poshtëroftë fytyrën!”, apo të lidhësh ndonjë pjesë të trupit të saj me shëmtim, që është e kundërta e bukurisë. Kjo, sepse Allahu i Lartësuar është Ai që e ka formësuar fytyrën dhe trupin e njeriut dhe Ai e ka përsosur krijimin e Tij. Kritika ndaj krijesës është një mënyrë e tërthortë për të kritikuar Krijuesin, e ne kërkojmë strehim tek Allahu prej një vepre të tillë.
E pesta: Mos e braktis përveçse në shtrat, dhe mos u largo fizikisht prej saj, as mos e nxirr nga shtëpia. Kjo vlen për rastet normale të braktisjes, që mund të ndodhin mes bashkëshortëve.
Benefits
Burri është i obliguar t’i sigurojë gruas së tij ushqim, veshje dhe strehim.
Format konkrete dhe abstrakte të dhunës janë të ndaluara.
Një shembull i dhunës së ndaluar është të thuash: “Ti vjen nga një fis i keq” ose “nga një familje e keqe” e të ngjashme.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

