“O Allah, ma rregullo fetarinë time, e cila është mbrojtja e çështjeve të mia
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ lutej: “O Allah, ma rregullo fetarinë time, e cila është mbrojtja e çështjeve të mia; ma rregullo dynjanë time, në të cilën jetoj, dhe ma rregullo botën e përtejme, ku përgjithmonë do të qëndroj! Jetën time ma bëj shkak për shtim të veprave të mira, kurse vdekjen ma bëj rehati nga çdo e keqe!”
Explanation
"O Allah, ma rregullo fetarinë time," duke më dhënë sukses në zbatimin e normave dhe rregullave të saj në mënyrën më të përkryer dhe më të plotë.
"...e cila është mbrojtja e çështjeve të mia" dhe ruajtësi i të gjitha punëve të mia. Nëse fetaria ime prishet, atëherë prishen edhe punët e mia, dhe unë dështoj e humbas. Dhe meqenëse përmirësimi i fesë së kërkuar nuk mund të plotësohet pa përmirësimin e kësaj bote, ai tha:
"...ma rregullo dynjanë time," duke më dhënë shëndet në trup dhe siguri, furnizim, bashkëshorte të mirë, pasardhës të ndershëm dhe gjithçka që më nevojitet, e që të jetë e lejuar dhe ndihmuese në bindjen ndaj Teje. Pastaj, ai përmendi arsyen për kërkesën e tij për rregullimin e kësaj dynjaje, duke thënë:
"...në të cilën jetoj", pra, aty ku e bëj jetesën dhe e kaloj jetën time.
"...dhe ma rregullo botën e përtejme, ku përgjithmonë do të qëndroj!" dhe do të jetë kthimi im për të të takuar, duke qenë kjo përmes përmirësimit të veprave, suksesit që Allahu ia jep robit për adhurim dhe sinqeritet dhe për të pasur një përfundim të mirë.
Profeti ﷺ e renditi botën e përtejme pas kësaj dynjaje, sepse e para është mjeti për të përmirësuar të dytën. Ai që jeton si duhet në këtë dynja, sipas asaj që dëshiron Allahu, atëherë bota e përtejme e tij do të jetë si duhet, dhe ai do të jetë i lumtur në të.
"...Jetën time" dhe jetëgjatësinë "...ma bëj shkak për shtim të veprave të mira", në të cilën shumëfishoj veprat e mira. "...kurse vdekjen" dhe përshpejtimin e saj "...ma bëj rehati nga çdo e keqe!”, qoftë sprovë, fatkeqësi, sprovim me gjynahe e pakujdesi dhe më çliro nga vështirësitë e dynjasë dhe shqetësimet e saj dhe ma mundëso arritjen e rehatisë.
Benefits
Feja është mbrojtje për njeriun, e cila e pengon atë nga çdo e keqe.
Lutja për çështjet e kësaj dynjaje, për të përmirësuar fenë dhe botën e pastajme.
Nuk urrehet të dëshirohet vdekja për shkak të frikës nga sprovimi në fe, ose të kërkohet prej Allahut vdekja si dëshmor.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

