Lutja që bëhet në mes të ezanit dhe të ikametit nuk refuzohet
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Lutja që bëhet në mes të ezanit dhe të ikametit nuk refuzohet."
Explanation
Benefits
Nëse lutësi përmbahet ndaj edukatës gjatë lutjes, zgjedh momentet dhe vendet e saj me vlerë, largohet nga mëkatet, ruan veten nga rënia në gjëra të dyshimta dhe ka mendim të mirë për Allahun, atëherë është e mundshme që t’i pranohet lutja, me lejen e Allahut.
Munaviu ka thënë për pranimin e lutjes: “Domethënë, pasi të plotësohen kushtet, shtyllat dhe edukata gjatë lutjes. Nëse ndonjë prej tyre mungon, atëherë le të fajësojë vetëm veten e tij.”
Pranimi i lutjes nënkupton: Ose lutja e tij i plotësohet menjëherë, ose largohet prej tij një e keqe e barasvlershme me të, ose ruhet për të në botën tjetër; e gjitha kjo sipas urtësisë dhe mëshirës së Allahut.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

