“O ju njerëz, Allahu është i mirë dhe pranon vetëm të mirën. Allahu i urdhëroi besimtarët për atë që i urdhëroi pejgamberët
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vërtet Allahu është i Mirë dhe pranon vetëm atë që është e mirë. Ai u ka urdhëruar besimtarëve atë që u ka urdhëruar të dërguarve, duke thënë: “O të dërguar! Hani të lejuarat dhe bëni vepra të mira!” (Kuran, 23:51) Si dhe: “O besimtarë! Hani ushqimet e lejuara që jua kemi dhënë.” (Kuran, 2:172) Pastaj, (Profeti) përmendi një njeri që kishte udhëtuar gjatë, flokëshprishur e i pluhurosur, kishte ngritur duart lart duke thënë: 'O Zot! O Zot!' Ndërkohë, ushqimi i tij ishte haram, pija e tij ishte haram, veshja e tij ishte haram, ishte ushqyer me haram! E si t'i pranohet lutja?!”
Explanation
Pastaj, Profeti ﷺ paralajmëroi kundër ngrënies së haramit, e cila e prish veprën dhe pengon pranimin e saj, sado që të përpiqet njeriu të plotësojë shkaqet e dukshme për pranimin e veprës, siç janë:
Së pari: udhëtimi i gjatë për akte adhurimi, si: haxhillëku, xhihadi, mbajtja e lidhjeve farefisnore dhe të tjera të ngjashme.
Së dyti: flokët e shprishur nga moskrehja, ndryshimi i ngjyrës së tij dhe i rrobave të tij nga pluhuri, pra, ai gjendet në një situatë të rënduar dhe të mjeruar.
Së treti: ngre duart drejt qiellit duke bërë lutje.
Së katërti: i drejtohet Allahut duke e lutur përmes emrave të Tij dhe ngulmon në këtë: “O Zot! O Zot!”
Megjithëse i ka plotësuar këto shkaqe për pranimin e lutjes, lutja e tij nuk merr përgigje. Kjo, sepse ushqimi, pija dhe veshja e tij ishin nga harami, si dhe ishte ushqyer me haram. Prandaj, është e largët që t’i pranohet lutja dikujt që është në këtë gjendje. E si mund t’i pranohet?!
Benefits
Urdhri për ta bërë veprën sinqerisht për Allahun e Lartmadhëruar dhe për ta ndjekur Profetin ﷺ.
Përdorimi i shprehjeve që nxisin për veprim, pasi Profeti ﷺ ka thënë: "Allahu i urdhëroi besimtarët për atë që i urdhëroi pejgamberët." Kur besimtari e di se kjo është nga gjërat që u janë urdhëruar të dërguarve, ai motivohet dhe nxitet për t’iu bindur Allahut të Lartësuar.
Prej pengesave të pranimit të lutjes është ngrënia e haramit.
Prej shkaqeve të pranimit të lutjes janë pesë gjëra: 1. Udhëtimi i gjatë, i cili bën që njeriu të jetë i përulur, e që është një nga shkaqet më të mëdha të pranimit të lutjes, 2. Gjendja e vështirë, 3. Ngritja e duarve drejt qiellit, 4. Lutja drejtuar Allahut me ngulm, duke e përmendur vazhdimisht frazën: "O Zot!", që është një nga shkaqet më të fuqishme për pranimin e lutjes, 5. Ngrënia dhe pirja e produkteve të pastra.
Ngrënia e ushqimit hallall dhe të pastër është një nga shkaqet që ndihmojnë në kryerjen e veprave të mira.
Kadi Ijadi ka thënë: "Shprehja: "i pastër - i mirë" është antonim i shprehjes "i pistë-i lig", prandaj, kur i atribuohet Allahut, me të nënkuptohet se Ai është i pastër nga mangësitë dhe i shenjtëruar nga ligësitë. Kur një gjë e tillë i atribuohet njeriut, me të nënkuptohet se ai është i pastër nga morali i keq e nga veset e liga, dhe është i zbukuruar me të kundërtat e tyre. Kur i atribuohet pasurisë, me të nënkuptohet se ajo është e pastër dhe prej pasurive më të mira."
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

