“Ndaj dy mirësive shumica e njerëzve janë të shkujdesur: Ndaj shëndetit dhe kohës së lirë.”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Ndaj dy mirësive shumica e njerëzve janë të shkujdesur: Ndaj shëndetit dhe kohës së lirë.”
Explanation
Benefits
Ibën Hazini ka thënë: “Mirësia është diçka që njeriu e shijon dhe gjen kënaqësi në të, kurse mashtrimi nënkupton të blesh diçka shumë më shtrenjtë sesa vlen, ose ta shesësh më lirë sesa vlera e saj reale. Kështu që, kush ka trup të shëndetshëm dhe është i lirë nga angazhime të lodhshme, por nuk përpiqet për përmirësimin e ahiretit të tij, është si ai që është mashtruar në një tregti.”
Kujdesi për të përfituar nga shëndeti dhe koha e lirë me qëllim afrimin tek Allahu i Lartmadhëruar dhe kryerjen e veprave të mira para se ato të humbin (është mënyra e të kuptuarit të vërtetë të këtyre mirësive).
Shprehja e falënderimit ndaj Allahut për begatitë e Tij bëhet duke i shfrytëzuar ato në adhurim ndaj Tij.
Kadi Ijadi dhe Ebu Bekër ibnul Arabiu kanë thënë: “Ka mospajtim lidhur me atë se cila është mirësia e parë që Allahu ia dhuron një robi. Disa thonë se është imani, të tjerë thonë jeta, dhe disa të tjerë thonë shëndeti. Mendimi më i saktë është se imani është mirësia e parë, sepse ajo është mirësi absolute, ndërsa jeta dhe shëndeti janë mirësi të kësaj bote, dhe konsiderohen të tilla vetëm nëse shoqërohen me iman. Pikërisht këtu shumica e njerëzve mashtrohen me këto mirësi, pra, fitimi i tyre humbet ose pakësohet. Kush i jepet shpirtit të tij që e urdhëron për të keqe, që kërkon vetëm rehatinë, duke neglizhuar përmbajtjen brenda kufijve të Allahut dhe qëndrueshmërinë në adhurim, është i mashtruar. Po ashtu, nëse një person ka kohë të lirë, ai është më i ngarkuar me përgjegjësi sesa ai që është i zënë, sepse ai që është i zënë mund të ketë ndonjë arsyetim, ndërsa ai që ka kohë të lirë nuk ka asnjë justifikim dhe i është ngritur argumenti."
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

