HadeethEnc · 1.40.0
Atë që e dëmton muslimanin, Allahu do ta dëmtojë, dhe atij që ia vështirëson muslimanit, Allahu do t'ia vështirësojë
Available translations
Choose an available translation of this Hadeeth
01
Hadeeth text
Ebu Sirme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atë që e dëmton muslimanin, Allahu do ta dëmtojë, dhe atij që ia vështirëson muslimanit, Allahu do t'ia vështirësojë."
02
Explanation
Profeti ﷺ në këtë hadith tërhoqi vërejtjen nga lëndimi e futja e dëmit dhe vështirësisë te një musliman, qoftë në veten e tij, qoftë në pasurinë a familjen e tij. Kushdo që i fut dëm dhe vështirësi një muslimani, Allahu do ta dënojë atë në të njëjtën mënyrë si puna e tij.
03
Benefits
Është e ndaluar të dëmtohet muslimani dhe t'i vështirësohen punët atij.
Allahu merr hak për robërit e Tij.
Allahu merr hak për robërit e Tij.
Attribution
[Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, ibn Maxhe dhe Ahmedi]
Categories
Share
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

