“Shikoni ata që janë poshtë jush e mos i shikoni ata që janë sipër jush, sepse kështu ka më pak gjasa që të mos i përçmoni begatitë e Allahut ndaj jush.”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Shikoni ata që janë poshtë jush e mos i shikoni ata që janë sipër jush, sepse kështu ka më pak gjasa që të mos i përçmoni begatitë e Allahut ndaj jush.”
Explanation
Benefits
Ibn Xheriri ka thënë: "Ky është një hadith gjithëpërfshirës, që përmbledh lloje të shumta të hajrit, sepse kur njeriu sheh dikë që në këtë botë ka përparuar mbi të, shpirti i tij e dëshiron të njëjtën gjë, i nënvlerëson begatitë që Allahu i Lartësuar ia ka dhënë dhe shtohet te ai dëshira për të grumbulluar më shumë, me synimin për ta arritur ose për t'u barazuar me atë person. Kjo është gjendja e shumicës së njerëzve. Por, kur ai shikon ata që janë më poshtë tij në çështjet e kësaj bote, atëherë i bëhen të qarta begatitë e Allahut ndaj tij, kësisoj e falënderon Atë, tregohet modest dhe vepron mirë me atë që i është dhënë."
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

