Sharja e muslimanit është mëkat, ndërsa luftimi i tij është kufër
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Sharja e muslimanit është mëkat, ndërsa luftimi i tij është kufër."
Explanation
Benefits
Pasoja e rëndë për atë që fyen një musliman pa të drejtë, sepse ai që fyen pa të drejtë është mëkatar (ar. fasik).
Sharja dhe luftimi i muslimanit e dobëson dhe e pakëson imanin.
Disa vepra quhet kufër, edhe nëse nuk arrijnë te kufri i madh, që e nxjerrin muslimanin nga feja islame.
Kufri i përmendur këtu është kufër i vogël, i cili nuk të nxjerr nga feja, sipas konsensusit të Ehli Sunetit, sepse Allahu i Lartësuar ka konfirmuar vëllazërinë e besimit ndërmjet besimtarëve, edhe në rastet kur ata luftojnë dhe bien në konflikt mes tyre. Allahu thotë: "Nëse dy palë besimtarësh bëjnë luftë midis tyre, pajtojini ata...", deri te fjala e Tij: "Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër..." (El Huxhurat, 9-10)
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

