“Atij që i largon besimtarit një brengë të kësaj bote, Allahu do t'i largojë një brengë të Ditës së Kiametit
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Atij që i largon besimtarit një brengë të kësaj bote, Allahu do t'i largojë një brengë të Ditës së Kiametit; atij që ia lehtëson borxhin skamnorit, Allahu do t'ia lehtësojë gjendjen në këtë botë dhe botën tjetër; atij që ia mbulon gabimet muslimanit, Allahu do t'ia mbulojë gabimet në këtë botë dhe botën tjetër. Allahu do ta ndihmojë robin e Vet, për aq kohë sa robi është duke ndihmuar vëllanë e vet. Kush ndjek një rrugë, nëpër të cilën merr dituri, Allahu do t'i lehtësojë një rrugë për në Xhenet. Sa herë që një grup njerëzish tubohen në ndonjë shtëpi të Allahut (xhami), e lexojnë dhe e mësojnë mes vete Librin e Tij, u zbret qetësia, i përfshin mëshira, melekët i mbulojnë me krahët e tyre dhe Allahu i përmend tek ata që janë pranë Tij. Atë që vepra e vet e lë mbrapa, prejardhja nuk e çon përpara.”
Explanation
Benefits
Inkurajimi për ta lehtësuar gjendjen e atij që është në vështirësi (e ka borxhe).
Një musliman inkurajohet të ndihmojë muslimanët e tjerë, sepse Allahu i Lartësuar e ndihmon atë që e ndihmon vëllain e tij në varësi të ndihmës që jep.
Ndër mënyrat e mbulimit të të metave të një muslimani është: të mos hulumtohen mangësitë e tij. Është transmetuar nga njëri prej të parëve të mirë (selefëve) që ka thënë: “Kam takuar njerëz që nuk kishin të meta, por flisnin për të metat e të tjerëve, prandaj njerëzit filluan të përmendin të metat e tyre. Dhe kam takuar njerëz që kishin të meta, por ruheshin nga përmendja e të metave të të tjerëve, prandaj të metat e tyre u harruan.”
Nuk është prej kushteve të mbulimit të të metave të të tjerëve që të lihet ndalimi i së keqes dhe të mos ndërhyhet për ta ndryshuar atë. Përkundrazi, e keqja duhet të ndalohet dhe njëkohësisht të mbulohet, dhe kjo vlen për ata që nuk janë të njohur për shthurje apo këmbëngulje në mëkate. Sa i përket atij që është i njohur për një sjellje të tillë, nuk është e pëlqyer të mbulohen të metat e tij; përkundrazi, çështja e tij duhet t’u referohet autoriteteve përkatëse, përderisa kjo nuk çon në një dëm më të madh. Kjo sepse mbulimi i të metave të tij e inkurajon atë në shthurje dhe e trimëron për të dëmtuar të tjerët, si dhe trimëron të tjerët që janë të këqij e kokëfortë.
Inkurajimi për kërkimin e dijes, leximin dhe studimin e Kuranit.
Neveviu ka thënë: "Në këtë hadith ka argument për vlerën e tubimit për leximin e Kuranit në xhami. Kjo vlerë fitohet-në dashtë Allahu-edhe në tubime të tjera të ngjashme me tubimet e xhamisë, si; tubimet në një shkollë, garnizon ushtarak, apo vende të tjera të ngjashme."
Allahu e ka lidhur shpërblimin me veprat, e jo me prejardhjen.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

