Le të jetë gjuha jote gjithnjë e njomë nga përmendja e Allahut të Madhërishëm
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Abdullah ibën Busri (Allahu qoftë i kënaqu me të!) tregon: “Një njeri vajti te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, ligjet e Islamit janë bërë shumë, ndaj më trego ndonjë çështje përmbledhëse, që të kapem pas saj!" Ai tha: "Le të jetë gjuha jote gjithnjë e njomë nga përmendja e Allahut të Madhërishëm."
Explanation
Atëherë Profeti ﷺ e udhëzoi që gjuha e tij të jetë e freskët dhe në lëvizje të vazhdueshme në përkujtimin e Allahut të Lartësuar në çdo kohë dhe gjendje, qoftë me tesbih (duke thënë: subhanallah), tahmid (duke thënë: elhamdulilah), istigfar (duke thënë: estagfirullah), si dhe lutje dhe gjëra të tjera të ngjashme.
Benefits
Nga mirësia e madhe e Allahut është lehtësimi i shkaqeve për të fituar shpërblim.
Njerëzit dallohen mes tyre në varësi të pjesës që kanë në çështjet e mirësisë dhe bamirësisë.
Përmendja e shpeshtë e Allahut me gjuhë, si p.sh. me tesbih (duke thënë: subhanallah), tahmid (duke thënë: elhamdulilah), tehlil (duke thënë: la ilaha il-lallah), tekbir (duke thënë: Allahu ekber) etj, kur zemra është në harmoni me këtë, zë vendin e shumë adhurimeve vullnetare.
Kujdesi i Profetit ﷺ ndaj pyetësve, duke u përgjigjur secilit në mënyrë që i përshtatet më së miri.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

