E takova Ibrahimin natën kur u ngrita për në Isra, e në atë rast më tha: "O Muhamed, përshëndete umetin tënd me selam nga ana ime dhe informoji se Xheneti ka tokë të mirë, ujë të ëmbël
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "E takova Ibrahimin natën kur u ngrita për në Isra, e në atë rast më tha: "O Muhamed, përshëndete umetin tënd me selam nga ana ime dhe informoji se Xheneti ka tokë të mirë, ujë të ëmbël, dhe se ajo është e sheshtë dhe e rrafshuar, dhe se mbjelljet e tij janë: subhanallah, elhamdulillah, la ilahe il-lallah dhe Allahu ekber (I Lartësuar është Allahu, falënderimi i takon Allahut, s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe Allahu është më i Madhi)."
Explanation
Benefits
Vlera e umetit islam qëndron në faktin se Ibrahimi (alejhi selem), u çoi atyre selam.
Ibrahimi (alejhi selam) e inkurajoi umetin e Muhamedit ﷺ që ta shtojnë përmendjen e Allahut të Lartësuar.
Tibiu ka thënë: "Xheneti ka një tokë të sheshtë. Më pas Allahu i Lartësuar, me mirësinë e Tij, ka krijuar në të pemë dhe pallate sipas veprave të robërve: për secilin rob që ka punuar, do të ketë në varësi të veprës së tij. E, pasi Allahu ia ka lehtësuar atij veprën për të cilën është krijuar, që të fitojë shpërblimin, atëherë Ai e ka bërë atë si mbjellës të atyre pemëve."
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

