“A nuk jua ka mundësuar Allahu edhe juve që të jepni? Kështu, çdo tesbih (subhanallah) është sadaka, çdo tekbir (Allahu ekber) është sadaka, çdo tahmid (elhamdulilah) është sadaka, çdo tehlil (la ilahe il-lallah) është sadaka, urdhri për të mirën është sadaka, ndalimi nga e keqja është sadaka dhe marrëdhënia intime (me gratë tuaja) është sadaka.”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa shokë të Profetit ﷺ i thanë atij: “O i Dërguari i Allahut, të pasurit i morën shpërblimet: ata falen ashtu siç falemi ne, agjërojnë ashtu siç agjërojmë ne dhe japin prej pasurisë që u tepron (e ne s'kemi për të dhënë). Atëherë Profeti ﷺ u tha: “A nuk jua ka mundësuar Allahu edhe juve që të jepni? Kështu, çdo tesbih (subhanallah) është sadaka, çdo tekbir (Allahu ekber) është sadaka, çdo tahmid (elhamdulilah) është sadaka, çdo tehlil (la ilahe il-lallah) është sadaka, urdhri për të mirën është sadaka, ndalimi nga e keqja është sadaka dhe marrëdhënia intime (me gratë tuaja) është sadaka.” - O i Dërguari i Allahut, a ndodh që të shpërblehemi edhe kur përmbushim epshin tonë? - thanë ata. - “Sikur dikush ta bënte në haram, a do të kishte mëkat? Rrjedhimisht, kur ta bëjë në hallall, do të ketë shpërblim”, - tha Profeti ﷺ.”
Explanation
Benefits
Shumëllojshmëria e formave të mirësisë dhe se ato përfshijnë çdo vepër që muslimani e bën me një qëllim të drejtë dhe për një synim të mirë.
Lehtësia dhe thjeshtësia e Islamit; çdo musliman mund të gjejë diçka për të bërë, për të shprehur bindjen e tij ndaj Allahut.
Neveviu ka thënë: “Ky (hadith) është argument se veprat e lejuara mund të kthehen në adhurime përmes qëllimeve të sinqerta. Marrëdhënia intime me bashkëshorten bëhet adhurim, nëse personi synon përmbushjen e së drejtës së gruas, sjelljen e mirë me të, ashtu siç ka urdhëruar Allahu i Lartësuar, kërkimin e një fëmije të mirë, ruajtjen e ndershmërisë së tij ose të saj, apo pengimin e të dyve nga shikimi i ndaluar, mendimi për të ndaluarën apo dëshira për të, ose për ndonjë qëllim tjetër të mirë.”
Dhënia e shembujve dhe përdorimi i krahasimeve ndihmon që tema të bëhet më e qartë dhe të ketë ndikim më të fortë te dëgjuesi.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

