“Çdo mëngjes që gdhihen njerëzit, zbresin dy melekë. Njëri lutet: “O Allah, kompensoja atij që jep!-, kurse tjetri lutet,- “O Allah, shkaktoji humbje koprracit!”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Çdo mëngjes që gdhihen njerëzit, zbresin dy melekë. Njëri lutet: “O Allah, kompensoja atij që jep!-, kurse tjetri lutet,- “O Allah, shkaktoji humbje koprracit!”
Explanation
''O Allah, kompensoja atij që shpenzon në bindje ndaj Teje, për familjen, mysafirët dhe për veprat vullnetare, si dhe shpërbleje me më të mirën atë që ka shpenzuar dhe bekoje atë."
Dhe tjetri lutet: "O Allah, jepi koprracit shkatërrim dhe shkatërroja pasurinë që ua ka ndaluar atyre që e meritojnë."
Benefits
Melekët luten te Allahu që t'u dhurojë besimtarëve të devotshëm, që shpenzojnë në rrugën e Tij, mirësi dhe bekim dhe lutjet e tyre pranohen.
Inkurajimi për të shpenzuar, qofshin ato të detyrueshme apo vullnetare, siç është sigurimi i nevojave për familjen, ruajtja e lidhjeve farefisnore dhe në fusha të tjera të bamirësisë.
Sqarimi i vlerës së atij që shpenzon për kauza bamirësie dhe se Allahu do t'ia kompensojë atë, siç thotë Allahu i Lartësuar: "Ai ua zëvendëson atë që e ndani ju. Ai është Dhuruesi më i mirë.” (Sebe, 39)
Kjo lutje është kundër atij që ndalon shpenzimet e detyrueshme, kështu që ato të rekomanduara nuk përfshihen, sepse ai që i ndalon ato nuk e meriton një lutje të tillë.
Koprracia është e ndaluar.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

