“Shoku i mirë dhe shoku i keq i shëmbëllejnë shitësit të parfumit dhe farkëtarit që i fryn gjyrykut
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Shoku i mirë dhe shoku i keq i shëmbëllejnë shitësit të parfumit dhe farkëtarit që i fryn gjyrykut: shitësi i parfumit ose të lyen me parfum, ose blen parfum prej tij, ose ndien aromë të këndshme prej tij, kurse farkëtari që i fryn gjyrykut, ose ta djeg rrobën, ose ndien erë të keqe prej tij.”
Explanation
Lloji i parë: shoku dhe miku i mirë i cili të udhëzon nga Allahu dhe drejt gjërave që e kënaqin Atë dhe të ndihmon për të qenë i bindur ndaj Tij. Shembulli i tij është sikurse i shitësit të parfumit i cili ose të lyen me parfum (të jep parfum), ose blen parfum prej tij, ose ndien aromë të këndshme prej tij.
Lloji i dytë: shoku dhe miku i keq, i cili i pengon njerëzit nga rruga e Allahut, ndihmon në kryerjen e gjynaheve dhe prej tij sheh vepra të shëmtuara, kësisoj të përfshin poshtërimi për shkak të shoqërimit dhe uljes me njerëz të tillë. Shembulli i tij është si ai i farkëtarit që i fryn zjarrit i cili ose do të djegë rrobat nga shkëndijat fluturuese të zjarrit, ose do të ndiesh aromë të keqe duke ndenjur pranë tij.
Benefits
Inkurajimi dhe motivimi për t'u shoqëruar me njerëzit e devotshëm e të mirë dhe për t'iu shmanguar njerëzve të këqij dhe atyre që kanë moral të keq.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

