“Këto dy namaze janë më të vështirat për hipokritët. Sikur ta dinit se çfarë ka në këto dy namaze, do të vinit edhe zvarrë gjunjazi
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ubej ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka treguar: “Një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ na e fali namazin e sabahut dhe tha: “A është i pranishëm filani?” - Jo, - i thanë. Tha: “Po filani, është i pranishëm?” - Jo, - i thanë sërish. Atëherë tha: “Këto dy namaze janë më të vështirat për hipokritët. Sikur ta dinit se çfarë ka në këto dy namaze, do të vinit edhe zvarrë gjunjazi. Safi i parë është si safi i melekëve. Sikur ta dinit vlerën e tij, do të garonit për ta zënë. Namazi i burrit me një burrë tjetër është më i vlefshëm se namazi i vetëm; e namazi i tij me dy burra është më i vlefshëm se namazi me një burrë. Sa më shumë të jenë, aq më i dashur është (ai namaz) për Allahun e Lartësuar.”
Explanation
Sikur ta dinit, o besimtarë, shpërblimin shtesë që e arrini në namazin e sabahut dhe të jacisë, - sepse shpërblimi është në varësi të vështirësisë, - do të vinit për t'i kryer edhe zvarrë gjunjazi.
Rreshti i parë në afërsinë e tyre me imamin është si rreshti i melekëve në afërsinë e tyre me Allahun e Lartësuar. Sikur besimtarët ta dinin se çfarë vlere ka rreshti i parë, do të garonin për të. Namazi i një njeriu me një tjetër është më i madh në shpërblim dhe më me ndikim sesa namazi që e fal i vetëm, si dhe namazi i tij me dy njerëz të tjerë është më i mirë sesa me një njeri. Namazi në të cilin ka shumë namazfalës është më i dashur dhe më me vlerë tek Allahu.
Benefits
Prej shenjave të imanit është që namazi me xhemat të falet në vazhdimësi, sidomos namazi i jacisë dhe sabahut.
Shpërblimi i namazit të jacisë dhe të sabahut është i madh, për shkak të luftimit me veten dhe këmbënguljes në adhurim për t'i kryer ato, kështu që shpërblimi i tyre është më i madh se i të tjerëve.
Namazi me xhemat arrihet me dy e më shumë persona.
Sqarimi i vlerës së safit të parë dhe inkurajimi për të shpejtuar për të.
Vlera e xhematit të shumtë, për faktin se, sa herë që xhemati shtohet, edhe shpërblimi është më i madh.
Veprat e mira ndryshojnë në vlerë, në varësi se sa u ka dhënë vlerë feja dhe në varësi të rrethanave me të cilat karakterizohen ato.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

