“Ai që ha hudhër ose qepë, të mos na afrohet, - ose ka thënë: të mos i afrohet xhamisë sonë, por le të qëndrojë në shtëpinë e vet.”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Xhabir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që ha hudhër ose qepë, të mos na afrohet, - ose ka thënë: të mos i afrohet xhamisë sonë, por le të qëndrojë në shtëpinë e vet.” Profetit ﷺ i sollën një enë me bishtaja (të gatuara). Ai me t'i nuhatur erën, pyeti se çfarë kishte në të. Kur i treguan se kishte bishtaja, tha: “Afrojuani!” - disa shokëve të tij, që ishin së bashku. Kur (njëri prej tyre) pa (se Profeti ﷺ e refuzoi), hezitoi të hante. Profeti ﷺ tha: “Ha, sepse unë flas me atë që ti nuk flet (me Xhibrilin).” Muslimi e shënon hadithin që e trasnmeton Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që ha nga këto perime, hudhra, - një herë tjetër ka thënë: Ai që ha qepë, hudhër ose presh, - kurrsesi të mos i afrohet xhamisë sonë, sepse edhe melekëve u pengojnë gjërat që u pengojnë bijve të Ademit.”
Explanation
Profeti ﷺ njoftoi se melekët shqetësohen dhe irritohen nga erërat e pakëndshme, ashtu siç shqetësohen edhe njerëzit prej tyre.
Benefits
Këtyre gjërave u bashkohet (në vendimin e ndalesës) çdo erë e keqe që i shqetëson namazlinjtë, si era e duhanit, e duhanit të tymosur dhe të ngjashme me to.
Shkaku i ndalesës është era, pra nëse ajo largohet për shkak të gatimit të tepërt apo për arsye të tjera, largohet edhe të qenët e urryer pjesëmarrja në xhamia pasi të jenë ngrënë ato.
Është e papëlqyeshme ngrënia e këtyre gjërave për atë që e ka obligim të marrë pjesë në xhami për namaz, në mënyrë që të mos i ikë namazi me xhemat në xhami, përveç nëse i ha ato me qëllim për mos marrë pjesë në to, atëherë kjo bëhet e ndaluar.
Përmbajtja e Profetit ﷺ nga ngrënia e hudhrës dhe të ngjashmeve me të, nuk ishte për shkak se janë të ndaluara, por për shkak të bisedës së tij me Xhibrilin (alejhi selam).
Mënyra e bukur e mësimdhënies së Profetit ﷺ, ku ai e lidh gjykimin, duke e sqaruar shkakun e tij, në mënyrë që personit që po i drejtohet të ndihet i qetë, duke e njohur urtësinë e ndalesës.
Kadi Ijadi ka thënë: "Dijetarët kanë bërë analogji mbi këtë, duke përfshirë vendet e tubimit për namaz, përveç xhamisë, si: vendfalja e Bajramit, varrimet dhe të ngjashmet që janë tubime adhurimi. Po ashtu, edhe tubimet për dije, përmendje të Allahut, gosti dhe të ngjashmet. Nuk përfshihen në këtë, tregjet dhe vende të ngjashme me to."
Dijetarët kanë thënë: "Në këtë hadith ka argument që ndalohet të hyjë në xhami ai që ka ngrënë hudhër ose diçka të ngjashme, edhe nëse xhamia është e zbrazur, sepse ajo është vend i melekëve dhe për shkak të ndalesës së përgjithshme të përmendur në hadithe."
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

