قريش
Quraysh
Quraysh
1 - Quraysh (Quraysh) - 001
لِإِيلَٰفِ قُرَيۡشٍ
(Shkatërrimin e njerëzve të elefantit Allahu e bëri) për të mbrojtur fisin Kurejsh,[430]
[430] Sipas disa komentuesve, përmbajtja e kësaj sureje është e lidhur ngushtë me suren e mëparshme, duke lënë të nënkuptohet se shkatërrimin e njerëzve të elefantit Allahu e bëri për të mbrojtur kurejshët.
2 - Quraysh (Quraysh) - 002
إِۦلَٰفِهِمۡ رِحۡلَةَ ٱلشِّتَآءِ وَٱلصَّيۡفِ
për t’i mbrojtur ata në udhëtimin që bëjnë dimër e verë.[431]
[431] Struktura ekonomike mbi të cilën ishte ngritur mirëqenia e kurejshëve të Mekës, bazohej në dy situata tregtare: njëra ishte pelegrinazhi i përvitshëm, që sillte në Mekë të gjithë arabët e Gadishullit Arabik, kurse tjetra ishte udhëtimi i dy karvanëve vjetorë, njëri drejt Jemenit gjatë dimrit dhe tjetri drejt Shamit (sot Siria, Palestina, Libani dhe Jordania) gjatë verës. Pozicioni qendror i Mekës ndërmjet Mesdheut dhe Oqeanit Indian dhe aftësitë e jashtëzakonshme të tregtarëve kurejshë, bënë që këta dy karvanë të ktheheshin në pikëmbështetjen e të gjithë aktivitetit ekonomik të qytetit.
3 - Quraysh (Quraysh) - 003
فَلۡيَعۡبُدُواْ رَبَّ هَٰذَا ٱلۡبَيۡتِ
Prandaj le të adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie (Qabes),
4 - Quraysh (Quraysh) - 004