الفيل

 

Al-Fil

 

The Elephant

1 - Al-Fil (The Elephant) - 001

أَلَمۡ تَرَ كَيۡفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِأَصۡحَٰبِ ٱلۡفِيلِ
Vallë, a nuk ke dëgjuar ti se si bëri Zoti yt me njerëzit e elefantit?[429]
[429] Në vitin 570 (ose 571), Ebreha, guvernatori abisinas i Jemenit, u betua se do të shkatërronte Qabenë, të cilën e quante një tempull pagan, në mënyrë që të vendoste dominimin e krishterë në të gjithë Gadishullin Arabik. Ai mblodhi një ushtri të fuqishme, në krye të së cilës marshonte një elefant i madh dhe u drejtua për nga Meka. Kur ushtria iu afrua Mekës, elefanti u ul dhe nuk pranonte të ecte në atë drejtim. Kur i ndërronin drejtim, ai ecte. Kjo ishte shenjë që ushtria e Ebrehasë të mos e sulmonte Mekën, por Ebrehaja s’ia vuri veshin asaj. Prandaj, Allahu i Madhëruar i goditi ashpërsisht njerëzit e elefantit nëpërmjet tufash të panumërta me zogj, që lëshonin një lloj guri të fortë e vdekjeprurës. Morali ishte i qartë për fisin Kurejsh: Allahu i Madhëruar e kishte mbrojtur Faltoren e Tij, ashtu edhe ata vetë, prandaj duhej të ishin mirënjohës për këtë.

2 - Al-Fil (The Elephant) - 002

أَلَمۡ يَجۡعَلۡ كَيۡدَهُمۡ فِي تَضۡلِيلٖ
A nuk ua prishi atyre kurthin,

3 - Al-Fil (The Elephant) - 003

وَأَرۡسَلَ عَلَيۡهِمۡ طَيۡرًا أَبَابِيلَ
duke dërguar kundër atyre tufa zogjsh,

4 - Al-Fil (The Elephant) - 004

تَرۡمِيهِم بِحِجَارَةٖ مِّن سِجِّيلٖ
të cilët i gjuajtën me gurë prej baltës së pjekur?

5 - Al-Fil (The Elephant) - 005

فَجَعَلَهُمۡ كَعَصۡفٖ مَّأۡكُولِۭ
Dhe kështu, i bëri si byk i ngrënë.

Scroll to Top