Betohem për Atë në dorën e të cilit është shpirti im, ju do të ndiqni zakonet e atyre që kanë jetuar para jush!
Nga Ebu Uakid el-Lejthi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se: Kur Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ishte rrugës për në Hunejn, kaloi pranë një peme të idhujtarëve, të cilën e quanin "Dhatu en'uat". Në këtë pemë idhujtarët varnin armët e tyre. Disa nga të pranish…

