افتتاح البرنامج الدعوي السبت القادم، ٩ / ٣ / ١٤٤٨هـ بعد صلاة الفجر مباشرة مسجد محمد بن إبراهيم، الجامعة الإسلامية بالمدينة المنورة فضيلة الشيخ د. هيثم بن محمد سرحان دورة اليوم الواحد، وختم كتاب كل سبت بإذن الله حياكم الله ونفع بكم. افتتاح البرنامج الدعوي السبت القادم، ٩ / ٣ / ١٤٤٨هـ بعد صلاة الفجر مباشرة مسجد محمد بن إبراهيم، الجامعة الإسلامية بالمدينة المنورة فضيلة الشيخ د. هيثم بن محمد سرحان دورة اليوم الواحد، وختم كتاب كل سبت بإذن الله حياكم الله ونفع بكم. افتتاح البرنامج الدعوي السبت القادم، ٩ / ٣ / ١٤٤٨هـ بعد صلاة الفجر مباشرة مسجد محمد بن إبراهيم، الجامعة الإسلامية بالمدينة المنورة فضيلة الشيخ د. هيثم بن محمد سرحان دورة اليوم الواحد، وختم كتاب كل سبت بإذن الله حياكم الله ونفع بكم. افتتاح البرنامج الدعوي السبت القادم، ٩ / ٣ / ١٤٤٨هـ بعد صلاة الفجر مباشرة مسجد محمد بن إبراهيم، الجامعة الإسلامية بالمدينة المنورة فضيلة الشيخ د. هيثم بن محمد سرحان دورة اليوم الواحد، وختم كتاب كل سبت بإذن الله حياكم الله ونفع بكم. افتتاح البرنامج الدعوي السبت القادم، ٩ / ٣ / ١٤٤٨هـ بعد صلاة الفجر مباشرة مسجد محمد بن إبراهيم، الجامعة الإسلامية بالمدينة المنورة فضيلة الشيخ د. هيثم بن محمد سرحان دورة اليوم الواحد، وختم كتاب كل سبت بإذن الله حياكم الله ونفع بكم. افتتاح البرنامج الدعوي السبت القادم، ٩ / ٣ / ١٤٤٨هـ بعد صلاة الفجر مباشرة مسجد محمد بن إبراهيم، الجامعة الإسلامية بالمدينة المنورة فضيلة الشيخ د. هيثم بن محمد سرحان دورة اليوم الواحد، وختم كتاب كل سبت بإذن الله حياكم الله ونفع بكم. افتتاح البرنامج الدعوي السبت القادم، ٩ / ٣ / ١٤٤٨هـ بعد صلاة الفجر مباشرة مسجد محمد بن إبراهيم، الجامعة الإسلامية بالمدينة المنورة فضيلة الشيخ د. هيثم بن محمد سرحان دورة اليوم الواحد، وختم كتاب كل سبت بإذن الله حياكم الله ونفع بكم. افتتاح البرنامج الدعوي السبت القادم، ٩ / ٣ / ١٤٤٨هـ بعد صلاة الفجر مباشرة مسجد محمد بن إبراهيم، الجامعة الإسلامية بالمدينة المنورة فضيلة الشيخ د. هيثم بن محمد سرحان دورة اليوم الواحد، وختم كتاب كل سبت بإذن الله حياكم الله ونفع بكم.
#8307[Sahih]
HadeethEnc · 1.40.0

“A nuk po më besoni, ndërkohë unë jam besniku i Atij që është mbi qiell? Mua më vjen lajmi nga qielli, mëngjes e mbrëmje.”

Available translations

Choose an available translation of this Hadeeth

01

Hadeeth text

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ali ibn Ebu Talibi, i dërgoi të Dërguarit të Allahut ﷺ pak ar të papërpunuar, prej Jemenit, në një trastë prej lëkure të regjur. Profeti ﷺ ua ndau katër personave: Ujejne ibn Bedrit, Akra ibn Habisit dhe Zejd Hajlit, ndërsa i katërti ishte ose Alkame, ose Amir ibn Tufejli. Një burrë nga shokët e tij tha: “Ne jemi më meritorë për këtë sesa ata.” Profeti ﷺ dëgjoi për këto fjalë dhe tha: “A nuk po më besoni, ndërkohë unë jam besniku i Atij që është mbi qiell? Mua më vjen lajmi nga qielli, mëngjes e mbrëmje.” Një njeri me sy të futur, me mollëza e ballë të dalë, mjekërdendur dhe flokërruar, me rrobë të poshtme të përvjelë, u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, kije frikë Allahun!” Profeti ﷺ ia ktheu: “Mjerë ti! A nuk jam më meritori nga banorët e Tokës që ta kem frikë Allahun?” Pasi që shkoi personi në fjalë, Halid ibn Velidi, tha: "O i Dërguari i Allahut, a t'ia pres kokën?" - “Jo, se ndoshta falet”, - tha Profeti ﷺ. - Sa e sa falës të namazit thonë me gjuhën e tyre atë që nuk e kanë në zemër! - tha Halidi.
- “Unë nuk jam urdhëruar t'i hap (t'i hulumtoj) zemrat e njerëzve e as t'i çaj barqet e tyre”, - tha Profeti ﷺ. Pastaj, e shikoi atë duke shkuar dhe shtoi: “Nga pasardhësit e këtij do të vijnë njerëz që e lexojnë Librin e Allahut vazhdimisht, por (ky lexim) nuk arrin të kalojë përtej fyteve të tyre. Dalin prej fesë (Islamit) ashtu siç del shigjeta anë e tej gjahut.” Më duket se ka thënë: “Nëse i arrij ata, do t'i vrisja sikurse është vrarë, shfarosur populli i Themudit.”
02

Explanation

Ali ibn Ebi Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i dërgoi të Dërguarit të Allahut ﷺ nga Jemeni një copë ari në një trastë lëkure të regjur. Copa e arit nuk ishte pastruar ende nga dheu i saj. Profeti ﷺ ua ndau katër personave: Ujejne ibn Bedër Fezariut, Akra ibn Habis Handheliut, Zejd Hajl Nebhaniut dhe Alkame ibn Ulathe Amiriut. Një burrë prej shokëve të tij tha: "Ne kishim më shumë të drejtë për këtë sesa ata." Kjo i arriti Profetit ﷺ, i cili tha: “A nuk po më besoni, ndërkohë unë jam besniku i Atij që është mbi qiell? Mua më vjen lajmi nga qielli, mëngjes e mbrëmje.” Më pas, u ngrit një burrë me sy të futur brenda, me mollëza të dala e të larta, me ballë të ngritur, me mjekër të dëndur, por jo të gjatë, me kokë të rruar dhe me rrobën e poshtme të ngritur, e tha: "O i Dërguari i Allahut, kije frikë Allahun!", atëherë Profeti ﷺ tha: “Mjerë ti! A nuk jam më meritori nga banorët e Tokës që ta kem frikë Allahun?” Pasi që shkoi personi në fjalë, Halid ibn Velidi, tha: O i Dërguari i Allahut, a t'ia pres kokën? - “Jo, se ndoshta falet”, - tha Profeti ﷺ. - Halidi tha: "Sa e sa falës të namazit thonë me gjuhën e tyre atë që nuk e kanë në zemër!" - “Unë nuk jam urdhëruar t'i hap (t'i hulumtoj) zemrat e njerëzve e as t'i çaj barqet e tyre. Jam urdhëruar të gjykoj vetëm sipas asaj që e shfaqin.”, - tha Profeti ﷺ. Pastaj, e shikoi atë duke shkuar dhe shtoi: "Vërtet, nga pasardhësit e këtij njeriu dhe shokëve të tij, ose nga fisi i tij, do të dalin njerëz të shkathët në leximin e Librit të Allahut. Me zë të bukur, me gjuhët e tyre të njoma nga leximi i shpeshtë, por Kurani nuk do t'ua kalojë fytin që ta përthithin zemrat e tyre e t'i përmirësojë ato. Allahu as nuk do ta lartësojë e as nuk do ta pranojë atë. Ata do të dalin nga Islami me shpejtësi dhe lehtësi, ashtu siç kalon shigjeta tejpërtej gjahut." Dhe besoj se tha: "Nëse arrij shfaqjen e tyre kundër muslimanëve me shpatë, do t'i vras ata me një vrasje të ashpër, ashtu siç u vra, shfarros populli i Themudit."
03

Benefits

Butësia dhe durimi i Profetit ﷺ përballë lëndimeve.
Vërtetimi i profecisë së Profetit ﷺ dhe faktit se ajo që ai pranonte ishte shpallje prej Allahut.
Trajtimi i njerëzve sipas asaj që shfaqet prej tyre, ndërsa të fshehtat e tyre i lihen Allahut.
Theksimi i rëndësisë së madhe të namazit dhe faktit se namazfalësit nuk duhen vrarë, përveçse për hakun e Islamit.
Vënia në dukje e rrezikut të havarixhëve dhe faktit se, kur ata luftojnë, është i ligjësuar luftimi i tyre për të parandaluar dëmin e tyre.
Neveviu ka thënë: "Nxitja për luftimin e tyre dhe merita e Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në luftimin e tyre."
Rëndësia e meditimit rreth Kuranit, kuptimit të tij, veprimit sipas tij dhe kapjes fort pas tij.

Attribution

[Muttefek alejhi]

Categories

Share

Share hadeeth

Sharing options · 0 Total shares

Share

← Back to encyclopedia
Shopping Basket

Loading...