“O djalosh, po t'i mësoj disa fjalë: “Ruaje Allahun, që Ai të të ruajë ty! Ruaje Allahun, që ta kesh pranë! Kur të lypësh, lypi Allahut, e kur të kërkosh ndihmë, kërko nga Allahu!
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebul Abasi, Abdullah ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, ndërsa isha mbrapa të të Dërguarit
të Allahut ﷺ më tha: “O djalosh, po t'i mësoj disa fjalë: “Ruaje Allahun, që Ai të të ruajë ty! Ruaje Allahun, që ta kesh pranë! Kur të lypësh, lypi Allahut, e kur të kërkosh ndihmë, kërko nga Allahu! Gjithashtu, dije se, edhe nëse të gjithë njerëzit do të mblidheshin për të të bërë mirë, nuk do të munden të të bëjnë mirë, pos asaj që ta ka caktuar Allahu, dhe anasjelltas; nëse bashkohen për të të bërë dëm, nuk do të mund të të dëmtojnë, përveç asaj që ta ka caktuar Allahu. Tashmë lapsat janë ngritur dhe fletët janë tharë.” Në një transmetim tjetër, krahas të Tirmidhiut,
thuhet: “Ruaje Allahun, që ta kesh para vetes! Bëhu i njohur tek Allahu kur të jesh në rehati, që të të njohë kur të jesh në vështirësi! Gjithashtu, dije se ajo që nuk të ka goditur, nuk do të mund të të godiste dhe se ajo që të ka goditur, nuk do të mund të të mos godiste. Po ashtu, ta dish se fitorja është me durimin, çlirimi me mundimin dhe vështirësia me lehtësimin.”
Explanation
Benefits
Shpërblimi është sipas llojit të veprës.
Urdhri për t'u mbështetur në Allahun, e jo në dikë tjetër. Eh, sa Mbështetës i mirë që është Ai!
Besimi në caktimin dhe paracaktimin dhe të kënaqurit me të dhe se Allahu ka paracaktuar çdo gjë.
Atë që e humb urdhrin e Allahut, Ai do ta humbë dhe nuk do ta ruajë.
Sihariqi madhështor se, kur njeriun e pushton vështirësia, le të presë lehtësimin.
Ngushëllimi i robit kur t'i ndodhë ndonjë fatkeqësi dhe të humbë ndonjë të dashur, me fjalët e hadithit: "Gjithashtu, dije se ajo që nuk të ka goditur, nuk do të mund të të godiste dhe se ajo që të ka goditur, nuk do të mund të të mos godiste." Pra, fjalia e parë është ngushëllim nëse e godet ndonjë e keqe, ndërsa e dyta është ngushëllim nëse humb ndonjë të dashur.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

