Kur t'ju ndaloj nga diçka, largohuni prej saj, kurse atë që jua urdhëroj, bëjeni, aq sa keni mundësi
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Nga Ebu Hurejra Abdurrahman ibën Sahri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Kur t'ju ndaloj nga diçka, largohuni prej saj, kurse atë që jua urdhëroj, bëjeni, aq sa keni mundësi, ngase ata që ishin para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve të shumta dhe kundërshtimit ndaj të dërguarve të tyre."
Explanation
Benefits
Sa i takon ndalesave, nuk lejohet të veprohet asgjë prej tyre, ndërsa sa i takon urdhëresave, ato janë specifikuar me mundësinë për t'i kryer. Sepse largimi e braktisja e ndalesave është brenda mundësisë njerëzore, ndërsa veprimi i urdhëresave ka nevojë për fuqi e aftësi për ta kryer.
Ndalimi i pyetjeve të shumta. Dijetarët i kanë ndarë pyetjet në dy pjesë: 1. Pyetje që bëhen me qëllim për të mësuar çështjet e nevojshme të fesë; këto pyetje jemi urdhëruar t'i bëjmë, të kësaj natyre qenë pyetjet që sahabët i bënin Pejgamberit (paqja qoftë mbi të). 2. Pyetje që bëhen në formën e kokëfortësisë dhe ekzagjerimit; kjo kategori e pyetjeve është e ndaluar.
Ky umet është paralajmëruar që të mos e kundërshtojë Profetin ﷺ, siç ndodhi në popujt e kaluar.
Gjërat e ndaluara përfshijnë sasitë e vogla dhe sasitë e mëdha njëkohësisht, ngase braktisja e një ndalese nuk mund të realizohet vetëm se kur braktiset në sasi të vogla dhe në sasi të mëdha. Për shembull, Allahu na e ka ndaluar kamatën dhe kjo ndalesë përfshinë edhe sasitë e vogla të kamatës edhe sasitë e mëdha.
Lënia e shkaqeve apo mjeteve që çojnë tek gjërat e ndaluara, sepse kjo bën pjesë në kuptimin e shmangies.
Njeriu, nëse e dëgjon urdhrin e të Dërguarit ﷺ, nuk duhet të thotë: "A është i detyrueshëm apo i rekomandueshëm?", -bazuar në fjalën e tij-: "...bëjeni aq sa keni mundësi."
Pyetjet e shumta janë shkak për shkatërrim, sidomos në çështjet ku nuk mund të arrijë dijenia jonë, si p.sh. çështjet e fshehta dhe forma e ngjarjeve të Ditës së Kiametit. Mos e tepro me pyetje rreth tyre, ndryshe do të shkatërrohesh dhe do të bëhesh pjesë e ekzagjeruesve dhe ekstremistëve.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

