Në të vërtetë, veprat vlerësohen sipas qëllimeve (nijeteve), dhe padyshim çdonjëri do të marrë vetëm atë që ka pasur për qëllim
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Nga prijësi i besimtarëve, Ebu Hafs Umer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), përcillet se ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Në të vërtetë, veprat vlerësohen sipas qëllimeve (nijeteve), dhe padyshim çdonjëri do të marrë vetëm atë që ka pasur për qëllim. Kështu, kushdo që shpërngulet tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, shpërngulja e tij është për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij. Ndërkaq, ai që shpërngulet për të fituar ndonjë të mirë të kësaj bote a për t'u martuar me ndonjë grua, atëherë shpërngulja e tij është për atë, për të cilën ai është shpërngulur."
Explanation
Pastaj Profeti ﷺ solli një shembull për të treguar ndikimin e nijetit në vepra, pavarësisht se ajo është e njëjtë në formën e dukshme. Kështu, ai sqaroi se, kushdo që ka për qëllim me hixhretin (shpërnguljen) e largimin nga vendlindja kënaqësinë e Zotit të vet, atëherë hixhreti i tij është hixhret sheriatik dhe i pranuar, për të cilin shpërblehet, për shkak të sinqeritetit të tij. Ndërkaq, kushdo që me hixhretin e tij synon ndonjë dobi të kësaj bote, si: para, pozitë, tregti ose grua, i tilli nuk do të përfitojë nga hixhreti i tij gjë, përveçse atë dobi që ka pasur për qëllim dhe nuk do të ketë hise nga shpërblimi.
Benefits
Veprat me të cilat njeriu afrohet tek Allahu i Plotfuqishëm, nëse personi i ngarkuar me obligime fetare i bën ato në aspektin e zakonit, atëherë nuk ka shpërblim, derisa të synojë me anë të tyre që të afrohet me Allahun.
Nijeti shërben për të dalluar adhurimet nga njëri-tjetri dhe gjithashtu për të dalluar adhurimet nga veprimet e zakonshme.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

