“Do të ketë shumë trazira (fitne). Vini re, se pastaj do të jenë disa trazira të tjera. Ai që qëndron ulur në kohën e tyre është më i mirë se ai që ecën. Ai që ecën, është më i mirë se ai që vrapon drejt saj
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Othman Shehami tregon: “Së bashku me Ferkad Sebehiun, shkuam te Muslim ibn Ebu Bekrete, i cili ishte në arën e vet. Hymë tek ai dhe i thamë: “A e ke dëgjuar babanë tënd duke treguar ndonjë hadith rreth trazirave (fitneve)?” Ai tha: “Po, e kam dëgjuar Ebu Bekreten (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke treguar se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Do të ketë shumë trazira (fitne). Vini re, se pastaj do të jenë disa trazira të tjera. Ai që qëndron ulur në kohën e tyre është më i mirë se ai që ecën. Ai që ecën, është më i mirë se ai që vrapon drejt saj. Vini re, kur të zbresin ose kur të ndodhin trazirat, ai që ka deve, le të shkojë larg trazirave, për te devetë e veta. Ai që ka dele, le të shkojë te delet e veta. Ai që ka arë, le të shkojë tek ara e vet!” Një burrë pyeti: “O i Dërguari i Allahut, nëse dikush s'ka as deve, as dele e as arë të veten?” Profeti ﷺ tha: “Le t'ia mësyjë shpatës së vet dhe t'ia shtypë të mprehtët e saj me gur, e pastaj le të shpëtojë, nëse ka mundësi të shpëtojë. O Allah, a e kumtova?! O Allah, a e kumtova?! O Allah, a e kumtova?!” Një burrë tha: “O i Dërguari i Allahut, nëse më detyrojnë të shkoj me njërën palë ose me njërin grup dhe në atë rast një njeri më godet me shpatë ose më vjen ndonjë shigjetë e më vret?” Profeti ﷺ tha: “Ai e bart mëkatin e vet dhe mëkatin tënd, e pastaj bëhet prej banorëve të Zjarrit.”
Explanation
Benefits
Neveviu ka thënë: "Thënia e Profetit ﷺ: "Ai që qëndron ulur në kohën e tyre është më i mirë se ai që ecën," e kështu me radhë, do të thotë të vihet në pah rreziku i madh i këtyre trazirave, të inkurajohet shmangia dhe ikja prej tyre, si dhe të tregohet se dëmi dhe spovimi me to do të jenë në përpjesëtim me shkallën e përfshirjes në to."
Neveviu ka thënë: "Gjynahu i hiqet atij që detyrohet të jetë i pranishëm aty. Megjithatë, vrasja nuk lejohet nën detyrim; përkundrazi, ai që detyrohet të kryejë aktin e vrasjes mban gjynahun sipas konsensusit të dijetarëve."
Ibn Haxheri ka thënë: "Të tjerë kanë thënë: Nëse një grup rebelohet kundër udhëheqësit, duke refuzuar të përmbushë detyrimet dhe duke nisur luftën, atëherë luftimi i tyre bëhet i detyrueshëm. Po ashtu, nëse dy grupe muslimanësh luftojnë me njëri-tjetrin, është detyrë për këdo, që ka mundësi të ndalojë keqbërësin, të mbështesë atë që ka të drejtë. Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve. Të tjerë kanë dhënë një shtjellim, duke thënë: "Çdo luftim mes dy grupeve muslimanësh, në mungesë të një udhëheqësi të bashkuar për komunitetin, është i ndaluar." Hadithet që lidhen me këtë çështje dhe të tjerat duhet të zbatohen në këtë kontekst."
Neveviu ka thënë: "Dijetarët kanë pasur mospajtime rreth luftimit gjatë kohës së trazirave (fitneve). Një grup ka thënë: "Nuk duhet të luftohet në kohë të tilla, kur ka trazira mes muslimanëve, edhe nëse të tjerët i hyjnë në shtëpi dhe kërkojnë ta vrasin; mbrojtja e vetvetes nuk është e lejueshme, sepse agresori mund të jetë duke vepruar bazuar në ndonjë interpretim." Ky ishte mendimi i sahabiut, Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe të tjerëve. Ibn Omeri, Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe të tjerë kanë thënë: "Nuk duhet të marrësh pjesë në trazira, por mund të mbrohesh nëse sulmohesh drejtpërdrejt." Këto dy mendime pajtohen në shmangien e përfshirjes në të gjitha trazirat mes muslimanëve. Megjithatë, shumica e sahabëve, tabiinëve dhe shumica e dijetarëve muslimanë kanë thënë: "Është e detyrueshme të mbështetet ai që ka të drejtë gjatë trazirave të tilla dhe të luftohet kundër agresorëve, siç thotë Allahu i Madhëruar: "Por, nëse njëra palë sulmon tjetrën, atëherë luftoni kundër sulmuesit." (El Huxhurat, 9). Ky është mendimi i saktë. Hadithet që ndalojnë pjesëmarrjen kuptohen se zbatohen për ata që e kanë të paqartë se kush ka të drejtë, ose për dy grupe të padrejta, ku asnjëri prej tyre nuk ka një arsyetim të vlefshëm."
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

