“Allahu i dëshiron tri gjëra nga ju dhe i urren tri tjera
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i dëshiron tri gjëra nga ju dhe i urren tri tjera.Dëshiron që ju ta adhuroni e të mos i bëni shok Atij, të kapeni të gjithë për Librin e Allahut dhe të mos përçaheni, kurse urren te ju thashethemet, të pyeturit e shumtë dhe shpërdorimin e pasurisë.”
Explanation
2. Të kapen të gjithë së bashku pas Litarit të Allahut, Kuranit dhe Sunetit të Profetit të Tij.
3. Të mos përçahen nga xhemati i muslimanëve, por të jenë të bashkuar dhe të mos ndahen. Ndërsa i urren për ta:
1. Fjalët e kota dhe të folurit e tepërt për çështje që nuk u përkasin.
2. Të pyesin për gjëra që nuk kanë ndodhur, ose t’u kërkojnë njerëzve pasuritë dhe paratë e tyre pa nevojë.
3. Shpërdorimin e pasurisë, shpenzimin e saj në rrugë të tjera përveç përdorimeve të lejuara dhe ekspozimin e saj ndaj humbjes.
Benefits
Inkurajimi për t'u kapur fort për Litarin e Allahut të Lartësuar, sepse kjo çon në unitet dhe harmoni.
Inkurajimi për xhematin (bashkësinë), urdhërimi për t'iu përmbajtur atij dhe për t’i bashkuar radhët e tij, si dhe ndalimi i së kundërtës së kësaj: përçarjes dhe mosmarrëveshjes.
Ndalimi i të folurit të tepërt për gjëra që nuk i përkasin njeriut, sepse nëse janë të lejuara, në to ka humbje kohe, ndërsa nëse janë të ndaluara, në to ka shtim të mëkateve.
Të shmangësh përhapjen e lajmeve për njerëzit, ndjekjen e gjendjes së tyre dhe tregimin e fjalëve e veprave të tyre.
Ndalimi i kërkimit të tepruar të pasurisë së njerëzve.
Ndalimi i shpenzimit të pasurisë pa dobi dhe nxitja për ta ruajtur atë për gjërat që janë të dobishme.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

