HadeethEnc · 1.40.0
Por i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Unë nuk ua shtrëngoj dorën grave. Fjala ime drejtuar njëqind grave është si fjala ime drejtuar një gruaje
Available translations
Choose an available translation of this Hadeeth
01
Hadeeth text
Umejme bint Rukajka (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: "Vajta te Profeti ﷺ së bashku me një grup grash nga ensarët për t’i dhënë besën. Ne thamë: "O i Dërguari i Allahut, të japim besën se nuk do t’i shoqërojmë Allahut asgjë, nuk do të vjedhim, nuk do të bëjmë imoralitet, nuk do të gënjejmë, nuk do të shpifim dhe nuk do të të kundërshtojmë në atë që është e drejtë." Profeti ﷺ tha: “Aq sa të keni mundësi dhe të mund ta përballoni.” Ne thamë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më të mëshirshëm ndaj nesh. Eja, o i Dërguari i Allahut, të ta japim besën, duke të shtrënguar dorën." Por i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Unë nuk ua shtrëngoj dorën grave. Fjala ime drejtuar njëqind grave është si fjala ime drejtuar një gruaje”, ose tha: “si fjala ime drejtuar një gruaje.”
02
Explanation
Umejme bint Rukajka (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se së bashku me një grup grash nga ensarët shkuan te Profeti ﷺ për t’i dhënë besën se nuk do t’i shoqërojnë Allahut asgjë, nuk do të vjedhin, nuk do të bëjnë imoralitet, nuk do të gënjejnë dhe nuk do të shpifin dhe nuk do ta kundërshtojnë në atë që është e drejtë. Profeti ﷺ tha: “Aq sa të keni mundësi dhe të mund ta përballoni.” Ne thamë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më të mëshirshëm ndaj nesh. Eja, o i Dërguari i Allahut, të të japim besën duke shtrënguar duart siç bëjnë burrat." Profeti ﷺ tha: “Unë nuk i shtrëngoj duart grave; fjala ime dhe besa ime drejtuar njëqind grave është si fjala ime për një grua.”
03
Benefits
Sqarim për mënyrën se si Profeti ﷺ merrte besën nga gratë.
Ndalimi i shtrëngimit të duarve me gratë që nuk janë mahrem.
Detyrimet fetare varen nga mundësia dhe aftësia.
Ndalimi i shtrëngimit të duarve me gratë që nuk janë mahrem.
Detyrimet fetare varen nga mundësia dhe aftësia.
Attribution
[رواه الترمذي والنسائي وابن ماجه]
Categories
Share
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

