“Mes dy ezaneve (ezanit dhe ikametit) ka namaz. Mes dy ezaneve ka namaz.” - Pastaj, herën e tretë, tha: - “Për atë që dëshiron.”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Abdullah ibën Mugafeli (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Mes dy ezaneve (ezanit dhe ikametit) ka namaz. Mes dy ezaneve ka namaz.” - Pastaj, herën e tretë, tha: - “Për atë që dëshiron.”
Explanation
Benefits
Ishte udhëzim i Profetit ﷺ që (ndonjëherë) ta përsëriste fjalën tri herë. Kjo, për t'ia bërë të mundshme dëgjuesit ta dëgjojë dhe për ta shpërfaqur rëndësinë e asaj që po e thotë.
Me frazën "dy ezane" është për qëllim ezani dhe ikameti. Kështu përdoret në gjuhën arabe. Sikur dy hënat, që janë për qëllim Dielli dhe Hëna dhe dy Omerët, që janë për qëllim Ebu Bekri dhe Omeri.
Ezani është lajmërim për hyrjen e kohës së namazit, kurse ikameti është lajmërim për kohën e kryerjes së namazit.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

