“Allahu i Lartësuar ka thënë: "Fatihanë e kam ndarë përgjysmë mes Meje dhe robit Tim, e robit Tim i takon ajo që e kërkon
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Allahu i Lartësuar ka thënë: "Fatihanë e kam ndarë përgjysmë mes Meje dhe robit Tim, e robit Tim i takon ajo që e kërkon. Kur robi thotë: "Elhamdu lil-lahi rabbil-alemin", Allahu i Lartësuar thotë: "Robi Im më falënderoi." Kur thotë: "Err-Rrahmanir-Rrahim", Allahu thotë: "Robi Im më lavdëroi." Kur ai thotë: "Maliki jeumid-din", Allahu thotë: "Robi Im më madhëroi", - një herë pati thënë: "Robi Im më besoi çdo gjë të tij." Kur robi thotë: "Ijjake nabudu ue ijjake nestein", Allahu thotë: "Kjo është mes Meje dhe robit Tim, e robit Tim i takon ajo që e kërkon." Kur robi thotë: "Ihdinas-siratal-mustekim, siratal-ledhine enamte alejhim, gajril-magdubi alejhim, ueled-dal-lin", Allahu thotë: "Kjo i përket robit Tim dhe atij i takon ajo që ka kërkuar.”
Explanation
Gjysma e parë është falënderim, lavdërim dhe madhërim kushtuar Allahut, për të cilin Allahu jep shërblim të madh.
Gjysma e dytë është përgjërim dhe lutje, të cilit Allahu i përgjigjet e i jep çfarë kërkon.
Kur namazliu të thotë: "Elhamdulil-lahi rabbil-alemin", Allahu i Lartësuar thotë: "Robi Im më falënderoi." Kur thotë: "Err-Rrahmanir-rrahim", Allahu thotë: "Robi Im më lavdëroi" e më falëderoi dhe kjo, njëherazi, është miratim nga ana e tij për Mua se Unë i begatoj të gjitha krijesat. Kur ai thotë: "Maliki jeumid-din", Allahu thotë: "Robi Im më madhëroi", e ky është nderim i gjerë.
Kur robi thotë: "Ijjake nabudu ue ijjake nestein", Allahu thotë: "Kjo është mes Meje dhe robit Tim."
Gjysma e parë e këtij ajeti është për Allahun, e cila është: "Ijjake nabudu - Vetëm Ty të adhurojmë", që nënkupton veçimin e Allahut me adhurim dhe duke iu përgjigjur me ibadet, e me të përfundon gjysma që i takon Allahut.
Gjysma e dytë e ajetit është për robin: "ue ijjake nestein - vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë", që nënkupton kërkimin e ndihmës prej Allahut dhe është premtim prej Tij për ndihmë.
E, kur ai thotë: “Ihdinas-siratal-mustekim, siratal-ledhine enamte alejhim, gajril-magdubi alejhim, ueled-dalin - Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!", Allahu thotë: "Ky është përgjërim dhe lutje nga robi Im, e robit Tim i takon ajo që kërkoi, ndërsa Unë iu përgjigja lutjes së tij."
Benefits
Sqarimi i kujdesit të Allahut të Lartësuar për robin e Tij, pasi Ai e falënderoi atë për falënderimin, lavdërimin dhe madhërimin që ia kushtoi Atij dhe i premtoi se do t'i jepte atë që ai kërkoi.
Kjo sure fisnike ngërthen në vete falënderimin për Allahun, përmendjen e Ditës së Kiametit, lutjen kushtuar Allahut, adhurimin e sinqertë kushtuar Atij dhe lutjen për udhëzim në rrugën e drejtë e paralajmërimin nga rrugët e kota.
Kur namazliu ta ketë parasysh këtë hadith teksa e lexon Fatihanë, ia shton përkushtimin në namaz.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

