“Kur të dëgjoni myezinin, përsëritni fjalët që i thotë e pastaj dërgoni salavate për mua
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Abdullah ibën Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: “Kur të dëgjoni myezinin, përsëritni fjalët që i thotë e pastaj dërgoni salavate për mua, sepse ai që dërgon salavate për mua një herë, Allahu do të dërgojë salavate (do ta lavërojë) për të dhjetë herë. Pastaj kërkoni prej Allahut për mua vesilen, e cila është pozitë në Xhenet që i takon vetëm një robi të Allahut. Kam shpresë të jem unë ai. Ai që kërkon vesilen për mua, do ta gëzojë ndërmjetësimin tim.”
Explanation
Pastaj u urdhërua që t'ia kërkojë Allahut vesilen për Profetin ﷺ, e cila është një pozitë në Xhenet dhe është më e larta e tij, dhe ajo pozitë është vetëm për një rob nga të gjithë robërit e Allahut të Lartësuar, e unë shpresoj se do të jem ai. Profeti ﷺ e tha këtë vetëm nga modestia, sepse nëse ajo pozitë e lartë i takon vetëm një personi, atëherë ai person mund të jetë vetëm Profeti ﷺ, meqë ai është krijesa më e mirë.
Pastaj Profeti ﷺ sqaroi se, kushdo që lutet për Profetin ﷺ që Allahu t'ia japë vesilen, do ta arrijë ndërmjetësimin e tij ﷺ.
Benefits
Vlera e salavatit për Profetin ﷺ pas përgjigjes ndaj myezinit.
Inkurajimi për ta lutur Allahun që t'ia japë Profetit ﷺ vesilen pasi t'i dërgojmë salavate atij.
Sqarimi i kuptimit të vesiles dhe pozitës së saj të lartë, meqë është vetëm për një rob.
Sqarimi i vlerës së Profetit ﷺ, meqë është veçuar me këtë pozitë të lartë.
Ai që e lut Allahun e Lartësuar që t'ia japë vesilen Profetit ﷺ, do ta gëzojë ndërmjetësimin e tij.
Sqarimi i modestisë së Profetit ﷺ, meqë kërkoi nga umeti i tij që të luten që Allahu t'ia japë këtë pozitë, megjithëse kjo pozitë do të jetë për të.
Mirësia dhe mëshira e gjerë e Allahut, meqë vepra e mirë dhjetëfishohet.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

