HadeethEnc · 1.40.0
“Nëse dikush ndien diç (gazra) në bark, gjë që i ngjall dyshime nëse ka lëshuar ndonjë gaz apo jo, assesi të mos dalë nga xhamia pa dëgjuar zë ose pa ndier erë.”
Available translations
Choose an available translation of this Hadeeth
01
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse dikush ndien diç (gazra) në bark, gjë që i ngjall dyshime nëse ka lëshuar ndonjë gaz apo jo, assesi të mos dalë nga xhamia pa dëgjuar zë ose pa ndier erë.”
02
Explanation
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se, nëse diçka lëviz në barkun e namazliut dhe ai është në dyshim, a ka dalë diçka prej tij apo jo, nuk duhet të largohet nga namazi e ta ndërpresë për ta përsëritur abdesin, derisa të sigurohet se ka bërë ndonjë veprim që ia prish abdesin: duke dëgjuar zhurmën e gazrave ose duke e nuhatur erën, sepse gjënë e sigurt nuk e zhvleftëson dyshimi. Në fakt, ai është i sigurt për pastërtinë (se ka abdes), ndërsa prishja e abdesit është dyshimtë.
03
Benefits
Ky hadith është një nga bazat e Islamit dhe nga rregullat e jurisprudencës (fikhut), e cila është: "Bindja nuk zhbëhet me dyshim", dhe: "Në parim çdo gjë mbetet siç ka qenë", derisa të vërtetohet e kundërta.
Dyshimi nuk ndikon në pastërti (abdes), kështu që namazliu vazhdon të ketë abdes, përderia nuk është i bindur se e ka prishuar atë.
Dyshimi nuk ndikon në pastërti (abdes), kështu që namazliu vazhdon të ketë abdes, përderia nuk është i bindur se e ka prishuar atë.
Attribution
[Transmeton Muslimi]
Categories
Share
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

