O njerëz, Allahu jua ka larguar mburrjen me xhahilietin (periudhën paraislame) dhe lavdërimin me baballarët e tij
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ iu drejtua njerëzve me ligjërim në Ditën e Çlirimit të Mekës dhe u tha: “O njerëz, Allahu jua ka larguar mburrjen me xhahilietin (periudhën paraislame) dhe lavdërimin me baballarët e tij. Njeriu ndahet në dy lloje: i mirë, i devotshëm e i nderuar tek Allahu dhe i shthurur, fatzi e i përbuzur para Allahut. Të gjithë njerëzit janë bij të Ademit, e Allahu e krijoi Ademin prej dheut. Allahu thotë: “O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli e një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe Njohës i çdo gjëje.” (El Huxhurat, 13)
Explanation
Ose besimtar i mirë, i devotshëm, i bindur, i cili e adhuron Allahun e Lartmadhëruar. Ky është i nderuar tek Allahu, edhe nëse nuk ka familje ose prejardhje fisnike te njerëzit.
Ose është jobesimtar, i shthurur, i mjerë. Ky është i përçmuar tek Allahu e nuk vlen asgjë, edhe nëse është nga një familje fisnike, që ka status të lartë dhe autoritet.
Të gjithë njerëzit janë bij të Ademit dhe Allahu e krijoi Ademin prej dheut, andaj nuk i takon dikujt që e ka origjinën prej dheut të jetë mendjemadh dhe ta pëlqejë veten. Argument për këtë janë fjalët e Allahut të Lartmadhëruar: “O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli e një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për të njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe Njohës i çdo gjëje.” (El Huxhurat, 13)
Benefits
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

