Allahu do ta shpëtojë një njeri nga umeti im para të gjitha krijesave në Ditën e Llogarisë
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Abdullah ibn Amër ibnul Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Allahu do ta shpëtojë një njeri nga umeti im para të gjitha krijesave në Ditën e Llogarisë. Atij ia paraqet nëntëdhjetë e nëntë regjistra (me mëkatet e tij), ku madhësia e secilit regjistër është aq sa shikon syri. Pastaj (Allahu) thotë: "A mohon diçka prej tyre? A të kanë bërë padrejtësi (melekët) e Mi shkruajtës e ruajtës?" Thotë: "Jo, o Zoti im!" Pastaj (Allahu) i thotë: "A ke arsyetim?" Thotë: "Jo, o Zoti im!" Atëherë (Allahu) i thotë: "Në të vërtetë, ti ke një të mirë te Ne, e në këtë ditë nuk të bëhet padrejtësi." Kështu, nxirret një skedë, në të cilën shkruan: "Eshhedu en la ilahe il-lallah, ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu - Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Allahut." (Allahu) thotë: "Sille peshoren tënde!" Ky njeri thotë: "O Zot, e çfarë është kjo skedë përballë gjithë këtyre regjistrave?!" (Allahu) thotë: "Ty nuk do të të bëhet padrejtësi." Pastaj vendosen regjistrat (me mëkate) në njërën anë të peshores dhe kjo skedë në anën tjetër të saj dhe fluturojnë regjistrat e rëndon skeda, dhe se nuk peshon me emrin e Allahut asgjë."
Explanation
Benefits
Nuk mjafton të thuhet: "La ilahe il-lalllah vetëm me gjuhë, por është e domosdoshme të dihet kuptimi i saj dhe të veprohet sipas kërkesave të saj."
Sinqeriteti dhe fuqia e teuhidit (monoteizmit) janë shkak për shlyerjen e gjynaheve.
Besimi dallon prej njërit te tjetri, në varësi të sinqeritetit që është në zemër. Disa njerëz mund ta thonë këtë fjalë, por ndëshkohen në varësi të gjynaheve të tyre.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

