Nuk është e largët koha kur ndonjë personi t'i arrijë hadithi nga unë, ndërkohë ai, duke qenë i mbështetur në kolltukun e tij, të thotë: "Mes nesh dhe jush është Libri i Allahut
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Mikdam ibën Madijekribi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Nuk është e largët koha kur ndonjë personi t'i arrijë hadithi nga unë, ndërkohë ai, duke qenë i mbështetur në kolltukun e tij, të thotë: "Mes nesh dhe jush është Libri i Allahut: çfarë gjejmë në të hallall, e konsiderojmë hallall, e çfarë gjejmë në të haram, e konsiderojmë haram. Atë që e bën haram i Dërguari i Allahut ﷺ është sikurse ta bënte haram Allahu."
Explanation
Benefits
Bindja ndaj Profetit është bindje ndaj Allahut dhe kundërshtimi i tij është kundërshtim i Allahut të Lartësuar.
Pohimi se Suneti është burim bazë që merret si argument dhe kundërpërgjgjja ndaj atyre që i refuzojnë hadithet.
Kushdo që ia kthen shpinën Sunetit dhe pretendon se Kurani i mjafton, është larguar prej të dyve dhe gënjen duke pretenduar se e ndjek Kuranin.
Një nga treguesit e profecisë së Pejgamberit ﷺ është kur të tregojë për diçka që do të ndodhë në të ardhmen dhe ndodh ashtu siç ka treguar.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

