HadeethEnc · 1.40.0
Ai që vret një person që është në besë (të ndonjë muslimani), nuk do ta ndiejë aromën e Xhenetit, ndonëse aroma e tij ndihet dyzet vjet larg
Available translations
Choose an available translation of this Hadeeth
01
Hadeeth text
Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Ai që vret një person që është në besë (të ndonjë muslimani), nuk do ta ndiejë aromën e Xhenetit, ndonëse aroma e tij ndihet dyzet vjet larg."
02
Explanation
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron kërcënimin e rëndë për këdo që vret një person që është në besë (ar. muahed), respektivisht një jobesimtar që hyn në vatrën islame me besëlidhje dhe siguri, se nuk do të ndiejë aromën e Xhenetit, ndonëse aroma e tij ndihet në një distancë prej dyzet vjetësh udhëtimi.
03
Benefits
Është e ndaluar vrasja e jomuslimanëve, siç janë: muahedi (personi që është në besë, dhimiu (qytetari jomusliman që jeton në tokën islame) dhe mustemeni (i siguruari) dhe se ky është mëkat i madh.
Muahed quhet ai jobesimtar të cilit i është marrë besëlidhja dhe banon në vendin e tij: ai nuk i lufton muslimanët dhe ata nuk e luftojnë atë. Dhimiu është ai që vendoset në shtetin e muslimanëve dhe e jep xhizjen (taksën vjetore). Mustemeni është ai që hyn në shtetin e muslimanëve me një besëlidhje dhe siguri për një kohë të caktuar.
Paralajmërim kundër tradhtisë ndaj besëlidhjeve me jomuslimanët.

Attribution
[Transmeton Buhariu]
Categories
Share
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares