HadeethEnc · 1.40.0
“Luftoni kundër idhujtarëve me pasuritë, shpirtrat tuaj dhe me gjuhët tuaja.”
Available translations
Choose an available translation of this Hadeeth
01
Hadeeth text
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Luftoni kundër idhujtarëve me pasuritë, shpirtrat tuaj dhe me gjuhët tuaja.”
02
Explanation
Profeti ﷺ në këtë hadith urdhëroi të bëhet luftë kundër jobesimtarëve dhe dhënien e çdo mundi për t’u përballur me ta, me të gjitha mjetet e mundshme, sipas mundësive, në mënyrë që fjala e Allahut të jetë më e larta. Kjo përfshin:
Së pari: Shpenzimin e pasurisë në rrugë të xhihadit kundër tyre, siç është blerja e armëve, furnizimi i luftëtarëve, e të ngjashme.
Së dyti: Daljen vetë me trupin dhe shpirtin për t’u përballur me ta dhe për t’i mposhtur.
Së treti: Thirrjen e tyre në Islam me anë të fjalës, ngritjen e argumenteve kundër tyre, qortimin dhe rrëzimin e pretendimeve të tyre.

03
Benefits
Nxitja për luftë kundër idhujtarëve me shpirt, pasuri dhe fjalë, secili sipas mundësisë së tij, dhe se lufta nuk është e kufizuar vetëm në luftën fizike.
Urdhri për të bërë luftë tregon se ky veprim është detyrim, i cili mund të jetë detyrim individual (ar. farz ajn) ose detyrim kolektiv (ar. farz kifaje).
Allahu e ka ligjësuar luftën për disa arsye, ndër të cilat janë: 1. Të kundërshtohet shirku (idhujtaria) dhe idhujtarët, sepse Allahu kurrë nuk e pranon shirkun. 2. Të largohen pengesat që e ndalojnë thirrjen drejt Allahut të Lartësuar. 3. Të mbrohet akidja (besimi) nga çdo gjë që e kundërshton atë. 4. Të mbrohen muslimanët, vendet e tyre, nderi dhe pasuritë e tyre.

Attribution
[رواه أبو داود والنسائي وأحمد]
Categories
Share
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares