Biri i Ademit më përgënjeshtroi e atij nuk i takonte ta bënte një gjë të tillë! Ai më ofendoi e atij nuk i takonte ta bënte një gjë të tillë!
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Allahu ka thënë: "Biri i Ademit më përgënjeshtroi e atij nuk i takonte ta bënte një gjë të tillë! Ai më ofendoi e atij nuk i takonte ta bënte një gjë të tillë! Ai më përgënjeshtroi kur tha: "Ai Nuk do të më rikthejë në gjendjen fillestare!" Ndërkohë që krijimi i parë nuk është më i lehtë për Mua se rikrijimi i tij. Dhe më ofendoi kur tha: "Allahu ka bërë një fëmijë" Ndërkohë që Unë jam i Vetmi dhe i Panevoji, as kam lindur e as jam i lindur dhe askush nuk është i njëjtë me Mua!"
Explanation
Përgënjeshtrimi që ata i bënë Allahut është se ata pretenduan që Allahu nuk do t'i rikthejë për së dyti në jetë pasi të kenë vdekur, sikurse i krijoi herën e parë nga asgjëja! Allahu iu përgjigj se Ai që i krijoi ata për herë të parë nga asgjëja është i aftë që t'i rikrijojë ata përsëri, madje kjo është dhe më e lehtë, edhe pse në raport me Allahun të dyja çështjet; krijimi fillestar dhe rikrijimi janë të barabarta, ngase Ai është i aftë për çdo gjë.
Ndërsa ofendimi që ata i bënë Atij është se thanë që Ai ka një fëmijë. Këtij pretendimi Ai iu përgjigj se Ai është i Vetmi dhe se Atij i takojnë të gjitha përsosuritë në emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Ai është i pastër nga çdo mangësi dhe e metë. Ai është i panevojë e nuk ka nevojë për askënd, ndërsa të gjitha krijesat kanë nevojë për Të. Ai nuk është prind i askujt dhe as fëmija i askujt dhe asgjë nuk është e barabartë apo e njëjtë me Të. I Pastër dhe i Patëmeta është Ai!
Benefits
Pohimi i ringjalljes pas vdekjes.
Dezertimi i atij që mohon ringjalljen ose i përshkruan fëmijë Allahut të Madhëruar.
Allahu i Madhëruar nuk ka as të ngjashëm e as të njëjtë.
Gjerësia e urtësisë së Allahut të Madhëruar dhe afatizimi i idhujtarëve, në mënyrë që ata të mund të pendohen dhe të kthehen mbrapsht.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

