افتتاح البرنامج الدعوي السبت القادم، ٩ / ٣ / ١٤٤٨هـ بعد صلاة الفجر مباشرة مسجد محمد بن إبراهيم، الجامعة الإسلامية بالمدينة المنورة فضيلة الشيخ د. هيثم بن محمد سرحان دورة اليوم الواحد، وختم كتاب كل سبت بإذن الله حياكم الله ونفع بكم. افتتاح البرنامج الدعوي السبت القادم، ٩ / ٣ / ١٤٤٨هـ بعد صلاة الفجر مباشرة مسجد محمد بن إبراهيم، الجامعة الإسلامية بالمدينة المنورة فضيلة الشيخ د. هيثم بن محمد سرحان دورة اليوم الواحد، وختم كتاب كل سبت بإذن الله حياكم الله ونفع بكم. افتتاح البرنامج الدعوي السبت القادم، ٩ / ٣ / ١٤٤٨هـ بعد صلاة الفجر مباشرة مسجد محمد بن إبراهيم، الجامعة الإسلامية بالمدينة المنورة فضيلة الشيخ د. هيثم بن محمد سرحان دورة اليوم الواحد، وختم كتاب كل سبت بإذن الله حياكم الله ونفع بكم. افتتاح البرنامج الدعوي السبت القادم، ٩ / ٣ / ١٤٤٨هـ بعد صلاة الفجر مباشرة مسجد محمد بن إبراهيم، الجامعة الإسلامية بالمدينة المنورة فضيلة الشيخ د. هيثم بن محمد سرحان دورة اليوم الواحد، وختم كتاب كل سبت بإذن الله حياكم الله ونفع بكم. افتتاح البرنامج الدعوي السبت القادم، ٩ / ٣ / ١٤٤٨هـ بعد صلاة الفجر مباشرة مسجد محمد بن إبراهيم، الجامعة الإسلامية بالمدينة المنورة فضيلة الشيخ د. هيثم بن محمد سرحان دورة اليوم الواحد، وختم كتاب كل سبت بإذن الله حياكم الله ونفع بكم. افتتاح البرنامج الدعوي السبت القادم، ٩ / ٣ / ١٤٤٨هـ بعد صلاة الفجر مباشرة مسجد محمد بن إبراهيم، الجامعة الإسلامية بالمدينة المنورة فضيلة الشيخ د. هيثم بن محمد سرحان دورة اليوم الواحد، وختم كتاب كل سبت بإذن الله حياكم الله ونفع بكم. افتتاح البرنامج الدعوي السبت القادم، ٩ / ٣ / ١٤٤٨هـ بعد صلاة الفجر مباشرة مسجد محمد بن إبراهيم، الجامعة الإسلامية بالمدينة المنورة فضيلة الشيخ د. هيثم بن محمد سرحان دورة اليوم الواحد، وختم كتاب كل سبت بإذن الله حياكم الله ونفع بكم. افتتاح البرنامج الدعوي السبت القادم، ٩ / ٣ / ١٤٤٨هـ بعد صلاة الفجر مباشرة مسجد محمد بن إبراهيم، الجامعة الإسلامية بالمدينة المنورة فضيلة الشيخ د. هيثم بن محمد سرحان دورة اليوم الواحد، وختم كتاب كل سبت بإذن الله حياكم الله ونفع بكم.
#6035[Sahih]
HadeethEnc · 1.40.0

“Mos më kërko të dëshmoj, sepse unë nuk dëshmoj për padrejtësi”

Available translations

Choose an available translation of this Hadeeth

01

Hadeeth text

Numan ibn Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Nëna ime, e bija e Revahës, i kërkoi babait tim të më dhurojë diç prej pasurisë së tij. Ai ia vonoi kërkesën për një vit, pastaj, kur atij iu mbush mendja, ajo i tha: “Nuk pranoj pa e bërë dëshmitar të Dërguarin e Allahut ﷺ për dhuratën që po ia jep djalit.” Kështu, babai më mori për dore, ndërsa unë isha i ri e më çoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, nëna e këtij, e bija e Revahës, ka dëshirë që ti të jesh dëshmitar për atë që ia kam dhuruar djalit.” - “O Beshir, a ke fëmijë të tjerë, përveç tij?” - pyeti i Dërguari i Allahut ﷺ. - Po, - tha ai. - “A u ke dhënë të gjithëve sikurse këtij?” - pyeti i Dërguari i Allahut ﷺ. - Jo, - tha ai. - “Mos më kërko të dëshmoj, sepse unë nuk dëshmoj për padrejtësi”, - i tha Pejgamberi ﷺ.”
02

Explanation

Numan ibn Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregoi se nëna e tij, Amra, e bija e Revahas (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i kërkoi babait të tij t’i jepte djalit të saj një dhuratë nga pasuria e tij. Ai hezitoi dhe e shtyu këtë për një vit, pastaj vendosi t'ia plotësonte kërkesën dhe t’i jepte dhuratë djalit të tij, Numanit. Atëherë ajo tha: "Nuk jam e kënaqur, derisa të dëshmojë i Dërguari i Allahut ﷺ për atë që i dhurove djalit tim." Atëherë babai më mori për dore, ndërkohë që unë isha djalë i vogël, erdhi te i Dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: "O i Dërguari i Allahut, nëna e këtij (djalit), bija e Revahas, dëshiron që të të marrë dëshmitar për atë që i dhurova djalit të saj. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha:" "O Beshir, a ke fëmijë tjetër përveç këtij?" - Po, - tha ai. Ai tha: "A u ke dhuruar të gjithëve të njëjtën gjë si këtij?" - Jo, - tha ai. Profeti ﷺ i tha: "Mos më kërko të dëshmoj, sepse unë nuk dëshmoj për padrejtësi.” Kurse në transmetimin e Muslimit, ai tha duke e qortuar: "Atëherë, merr dëshmitar tjetër përveç meje për këtë padrejtësi."
03

Benefits

Drejtësia midis djemve dhe vajzave në dhurata dhe dhënie është obligim. Ndërsa, për sa i përket shpenzimeve (shpenzimi për jetesë), ato përcaktohen sipas nevojave individuale, secili sipas kërkesave të tij.
Dallimi i disave prej fëmijëve ndaj të tjerëve është padrejtësi dhe shtypje, dhe nuk lejohet të dëshmohet për këtë, as në marrjen e dëshmisë e as në dhenien e saj.
Neveviu ka thënë: "Njeriu duhet t'i trajtojë fëmijët e tij në mënyrë të barabartë në dhënie dhuratë, duke i dhënë secilit të njëjtën gjë si të tjerëve, pa favorizime, dhe duhet t'i trajtojë meshkujt dhe femrat në mënyrë të barabartë. Disa nga dijetarët tanë kanë thënë: "Mashkullit i takon sa dyfishi i femrës", por mendimi i saktë dhe i njohur është se ata duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë, ashtu siç tregon kuptimi i jashtëm i hadithit."
Vendimet që bien ndesh me fenë janë të pavlefshme dhe nuk kanë fuqi ligjore.
Udhëheqësi ose myftiu duhet të kërkojë detaje për çështjet që kërkojnë hulumtim të mëtejshëm, siç tregohet nga thënia e Profetit ﷺ: "A u ke dhënë të gjithëve sikur këtij?"
Neveviu ka thënë: "Kjo tregon lejueshmërinë që prindi të tërheqë dhuratën e tij dhënë fëmijës."
Urdhri për të bërë atë që çon në harmoni midis vëllezërve e motrave dhe shmangia e asaj që shkakton armiqësi mes tyre, ose çon në mosbindje ndaj prindërve.

Attribution

[متفق عليه، وله ألفاظ عديدة]

Categories

Share

Share hadeeth

Sharing options · 0 Total shares

Share

← Back to encyclopedia
Shopping Basket

Loading...