“O ju njerëz, përhapeni selamin (përshëndetjen islame mes jush), ushqeni të tjerët, mbani lidhjet farefisnore dhe faluni natën kur njerëzit janë në gjumë do të hyni në Xhenet të qetë
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Abdullah ibën Selami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: "Kur Profeti ﷺ erdhi në Medinë, njerëzit nxituan ta takonin. Njerëzit thoshin: "I Dërguari i Allahut ﷺ ka ardhur! I Dërguari i Allahut ﷺ ka ardhur! I Dërguari i Allahut ﷺ ka ardhur!" Tri herë. Vajta te njerëzit për ta parë dhe ja, kur pashë qartë fytyrën e tij, e kuptova se fytyra e tij nuk ishte fytyrë gënjeshtari. Gjëja e parë që e dëgjova të thoshte ishte: “O ju njerëz, përhapeni selamin (përshëndetjen islame mes jush), ushqeni të tjerët, mbani lidhjet farefisnore dhe faluni natën kur njerëzit janë në gjumë do të hyni në Xhenet të qetë."
Explanation
E para: Përhapja e përshëndetjes islame (Es selamu alejkum), shfaqja dhe shtimi i saj sa më shumë ndaj atyre që i njohim dhe nuk i njohim.
E dyta: Ushqimi dhënë të tjerëve, përmes sadakasë, dhuratave dhe mikpritjes.
E treta: Mbajtja e lidhjeve farefisnore me ata që ke lidhje gjaku dhe afërsie, nga ana e babait dhe nënës.
E katërta: Namazi vullnetar, namazi i natës, kur njerëzit janë në gjumë.
Benefits
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

