“Besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se besimtari i dobët, e megjithatë të dy kanë mirësi
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se besimtari i dobët, e megjithatë të dy kanë mirësi.Kujdesu për atë që të bën dobi, kërko ndihmën e Allahut e mos u ndal (lodh), nëse të godet diçka, mos thuaj: “Sikur të kisha vepruar kështu, do të ishte kështu e ashtu”, por thuaj: “Caktim i Allahut dhe çfarë dëshiron Ai vepron”, sepse fjala “sikur” hap dyert për të vepruar shejtani.”
Explanation
Benefits
Fuqia në kryerjen e punëve është gjë e pëlqyeshme, sepse nëpërmjet fuqisë arrihen gjëra të dobishme, të cilat nuk arrihen dot nëpërmjet dobësisë.
Njeriu duhet të përpiqet për gjërat që i sjellin dobi dhe t'i lërë gjërat e padobishme.
Besimtari duhet të kërkojë ndihmën e Allahut në të gjitha çështjet e tij dhe të mos mbështetet te vetja e tij.
Pohimi i kadasë dhe kaderit (caktimet hyjnore) dhe se një gjë e tillë nuk bie ndesh me përvetësimin e shkaqeve dhe përpjekjen në kërkimin e mirësive.
Ndalimi i shprehjes “sikur” në formën e shprehjes së zemërimit në kohën e rënies së fatkeqësive dhe paligjshmëria e kundërshtimit të kaderit të Allahut të Madhëruar.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

