“Ai që e fal namazin e sabahut është në besë të Allahut
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Xhundub ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që e fal namazin e sabahut është në besë të Allahut, andaj të mos ju kërkojë Allahu diçka prej besës së Tij (që nuk e mbani), sepse atij që Allahu i kërkon diçka prej besës së Tij (që nuk e mbajti), do ta hedhë me fytyrë në zjarrin e Xhehenemit.”
Explanation
Pastaj Profeti ﷺ tërhoqi vërejtjen kundër prishjes dhe zhvlerësimit të kësaj bese, qoftë duke braktisur namazin e sabahut, qoftë duke sulmuar namazfalësit. Kushdo që e bën këtë, e ka shkelur këtë mbrojtje dhe meriton kërcënim të rëndë, se Allahu do t'i kërkojë atij atë që ka lënë pas dore, e, kujtdo që Allahu ia kërkon këtë gjë, do ta dënojë atë, e pastaj do ta hedhë me fytyrë në Zjarr.
Benefits
Paralajmërimi i ashpër kundër atij që i bën keq atij që e ka falur sabahun.
Allahu i Lartësuar merr hak ndaj atyre që sulmojnë robërit e Tij të devotshëm.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

