Njëherë Profeti (paqja qoftë mbi të!) doli të fliste me ne dhe ne i thamë: 'O Profet i Allahut, e dimë si të lutemi për paqe për ty, por deshëm të dimë si të lutemi për bekime për ty?!'
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Abdurrahman ibn ebi Lejla ka treguar se Ka'b ibn Uxhrah e ka takuar dhe i ka thënë: "A të të jap një dhuratë? Njëherë Profeti (paqja qoftë mbi të!) doli të fliste me ne dhe ne i thamë: 'O Profet i Allahut, e dimë si të lutemi për paqe për ty, por deshëm të dimë si të lutemi për bekime për ty?!' Ai tha: 'Thoni: 'Allãhumme ṣal-li ‘alã Muḥam-medin ue alã ãli Muḥammed kemã ṣal-lejte ‘alã Ibrãhĩme ue ‘alã ãli Ibrãhĩm, inneke ḥamĩdun Mexhĩd. All-llãhumme bãrik ‘alã Muḥammedin ue ‘alã ãli Muḥammed, kemã bãrakte alã Ibrãhĩme ue ‘alã ãli Ibrãhĩm, inneke Ḥamĩdun Mexhĩd.'" (O Allah, bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, ashtu siç bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Ti je i Përlëvduar dhe i Lartmadhëruar! O Allah, begatoje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç begatove Ibrahimin dhe familjen e tij. Ti je i Përlëvduar dhe i Lartmadhëruar).
Explanation
Benefits
Obligueshmëria e dërgimit të salavateve mbi Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!) në teshehudin e fundit të namazit.
Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) i mësoi shokëve të tij mënyrën e dërgimit të selamit dhe të salavateve mbi të.
Kjo është forma më e plotë e dërgimit të salavateve mbi Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!).
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

